E Shtunë, 31 Tetor 2026

Faza e dytë; 264 vende bosh në Universitetin e Tiranës

Ende mbeten shpresa për maturantët në universitete, pasi 264 vende bosh kanë rezultuar pas përfundimit të fazës së dytë të regjistrimeve. Kryesisht këto kuota janë në degë që nuk janë të parapëlqyera, si Fizika, Infermieria dhe disa degë të gjuhëve të huaja. Në këtë numër nuk llogariten dy filialet e Universitetit të Tiranës, në Sarandë edhe në Kukës, rezultatet e të cilave nuk janë përmbledhur ende.

Kuotat e mbetura

Vlen të theksohet se degët e preferuara nuk kanë më vende bosh. Drejtësia, Financa, Farmacia dhe Shkencat Politike i kanë plotësuar të gjitha kuotat e tyre, duke u dhënë fund shpresave të atyre që mendonin se mund të kalonin në këto degë në fazën e tretë të regjistrimeve.

Por, edhe degët e tjera të parapëlqyera nga maturantët kanë kuota të pakta të lira. Kështu, Informatika Ekonomike, Teknik Laboratori, Stomatologjia dhe Kimia Ushqimore kanë vetëm nga një kuotë të lirë secila. Ndërkohë, pas tyre vijnë degët e tjera. Ndër fakultetet, pas Juridikut është Mjekësia që ka numrin më të vogël të kuotave të mbetura bosh me 9, e ndjekur nga Ekonomiku, Shkencat Sociale dhe Historia e Filologjia, me 10, 14 dhe 17 vende bosh përkatësisht. Ndërkohë, fakultetet më pak të zgjedhura nga maturantët janë Shkencat Natyrore dhe Gjuhët e Huaja me 101 dhe 88 përkatësisht.

Faza e tretë e regjistrimeve

Të gjithë maturantët që deri tani nuk kanë fituar një shkollë të lartë, mund të shpresojnë ende. Kjo, pasi Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka përgatitur skenarët e mundshëm të fazës së tretë të regjistrimit të maturantëve në universitete, në rast se mbeten vende bosh edhe pas fazës së dytë. Burime nga kjo ministri bëjnë të ditur se kjo fazë e re regjistrimesh pritet të kryhet me formular të posaçëm të cilin do e plotësojnë jofituesit në universitete, ndërkohë që në këtë fazë do të përfshihen edhe kandidatët për në filialin e porsaçelur të Universitetit Bujqësor të Tiranës në Lushnjë.

Rishpërndarja e kuotave që do të mbeten bosh pritet të bëhet me anë të një formulari të tretë të Maturës Shtetërore, që do të përdoret vetëm në rast se vendet e mbetura bosh janë të shumta, sipas burimeve nga Ministria e Arsimit. Këto burime bëjnë të ditur se në rast se vendet bosh janë të pakta, atëherë do të vijohet me procedurën normale të shpalljes së fituesve në universitete.

Ndërkohë, nëse numri i vendeve bosh do të jetë i konsiderueshëm, atëherë Ministria e Arsimit do të nxjerrë një formular të ri, Formularin A3, të cilin do ta plotësojnë ata maturantë që nuk kanë fituar një shkollë të lartë, por janë ende të interesuar të vijojnë studimet në një institucion publik të arsimit të lartë. Më pas, ata do të renditen në vendet e mbetura bosh dhe do të thirren të regjistrohen. Burimet bëjnë të ditur se kjo do të jetë etapa e fundit e regjistrimit, pasi edhe nëse do të mbeten sërish kuota bosh, ato nuk do të rishpërndahen.

Fakulteti Dega Kuota të parealizuara

Drejtësisë 0

Drejtësi

Infermieri 25

Teknik Laboratori 1

Mami 4

Infermier i Përgjithshëm 12

Imazheri 3

Fizioterapi 5

Ekonomik 10

Informatikë Ekonomike 1

Financë 0

Ekonomik 2

Administrim - Biznes 7

Filiali Kukës

Filiali Sarandë

Histori - Filologji 17

Histori 6

Gjuhë - Letërsi 5

Gjeografi 2

Gazetari 4

Gjuhët e Huaja 88

Turqisht 20

Rusisht 29

Italisht 12

Greqisht 7

Gjuhë Spanjolle 3

Gjermanisht 7

Frëngjisht 5

Anglisht 5

Mjekësi 9

Stomatologji 1

Shëndeti Publik 3

Mjekësi e Përgjithshme 5

Farmaci 0

Shkencat Natyrore 101

Matematikë 4

Kimi Ushqimore 1

Kimi Industriale 6

Kimi 2

Inxhinieri Mate. Informatikë 9

Informatikë 5

Fizikë 68

Biologji 6

Shkencat Sociale 14

Sociologji 5

Shkenca Pulitke 0

Punë Sociale 3

Psikologji 2

Filozofi 4

Universiteti I Tiranës 264

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›