Protesta, përleshje mes minatorëve dhe policisë
Me përleshje ka përfunduar protesta e djeshme e minatorëve përpara Kryesisë së Kuvendit. Policia ka tentuar të ndërpresë protestën duke u përpjekur të shoqërojë në polici kreun e minatorëve, Fiqiri Xibri, duke ngjallur reagimin e protestuesve. Pas këtij incidenti, minatorët kanë përfunduar protestën e tyre, ku kërkuan të takoheshin me Kryeministrin Berisha ose me kryetaren e Kuvendit.
Protesta nisi paraditen e djeshme, në orën 10, në pjesën e pasme të Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë. Dhjetëra minatorë u mblodhën përpara institucionit me pankarta: "Sindikalizëm, jo hipokrizi" dhe "10 vjet nën tokë, 50 vjet në pension”. Ata ripërsëritën kërkesën e tyre për të ulur moshën e pensionit për të gjithë punonjësit e nëntokës, kërkesë kjo e pranuar edhe nga Gjykata Kushtetuese.
Protesta
Protesta e minatorëve ishte paralajmëruar dy ditë më parë nga kreu i shoqatës së tyre, Fiqiri Xibri. Dje, ai deklaroi se protestat do të vazhdojnë derisa të gjendet një zgjidhje për problemin e tyre. “Në rast se nuk do të na plotësojnë kërkesat tona, do të bllokojmë rrugët”, – deklaroi Xibri përpara protestuesve.
Prej pesë ditësh, ata kanë hyrë sërish në protestë, pasi kishin pezulluar grevat për një periudhë njëmujore për shkak të premtimit që u ishte bërë nga Ministria e Financave, se çështja e tyre do të merrte zgjidhje. Në atë kohë, ishe Presidenti i Republikës, z. Bamir Topi, ai që ndërhyri për të arritur një kompromis mes qeverisë dhe minatorëve, por sipas këtyre të fundit, problemi i tyre nuk është zgjidhur ende.
Minatorët
Kërkesa kryesore e minatorëve është rritja e pensionit dhe ulja e moshës për të përfituar atë. “Shumë prej miqve tanë nuk janë gjallë sot”, – deklaroi z. Xibri, duke vijuar se mosha e lartë e pensionit ka bërë që shumë minatorë të mos arrijnë ta gëzojnë asnjë ditë. Kushtet e punës së minatorëve kanë bërë që vdekshmëria e tyre të jetë më e lartë sesa profesionet e tjera. Mosha mesatare e minatorit është ndjeshëm më e ulët se e popullsisë në total.
Kërkesa e minatorëve është rritja e pensionit të tyre në masën 20 për qind dhe ulja e moshës së pensionit nga 65 vjeç, që është për të gjithë qytetarët, në 50 vjeç, për shkak të kushteve të punës së tyre. Sakaq, ata kërkojnë që vjetërsia e punës për të dalë në pension të jetë 10 vjet, nga 25 që është për profesionet e tjera. Minatorët kanë marrë të drejtë edhe nga Gjykata Kushtetuese për kërkesat e tyre, por deri tani nuk kanë arritur të bindin qeverinë mbi të drejtat e tyre.