Faza e tretë e pranimeve, rreth 4.000 kuota të lira
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Fatos Beja, pasi uroi studentët dhe profesoratin e universiteteve publike dhe private për fillimin e vitit të ri universitar, foli për fazën e tretë të pranimeve, në Institucionet publike të Arsimit të Lartë. "Kuotat e lira do të jenë për të gjithë ata, që nuk kanë patur mundësi të konkurronin deri dje, të mund të konkurojnë përsëri gjatë javës që vjen e në vazhdim dhe të mund të shkojnë që të gjithë në universitete", tha kreu i MASH-it. Ai ka premtuar se "do të ofrohet mundësia në të gjitha degët. Minimalisht do të shtohen 5 kuota të lira për të gjitha degët, që kanë qenë të mbushura 100%, edhe për ato degë që ka kuota të lira". Beja ka sqaruar më tej se ka disa dhjetra programe të reja, që janë krijuar pas vendimeve të fundit të qeverisë dhe është një mundësi e re, që ju ofrohet këtyre maturantëve, të cilët do të aplikojnë në ditët dhe javët e ardhshme. Është një mundësi njëkohësisht, për të gjithë ata të cilët janë regjistruar tashmë, jo në preferencën e tyre të parë, por në preferencën e dytë apo më tej, që mund të aplikojnë në ato vende për të konkurruar, në mënyrë që të përmirësojnë preferencën e tyre. Ai ka paralajmëruar se "ata që aplikojnë duhet të bëjnë me saktësi llogarinë e mundësive që kanë, në mënyrë që të konkurojnë. Kjo pasi në fakultetet, që janë më të preferuara, ka vetëm 5 kuota që hapen dhe krijon një mundësi jo për shumë studentë, por vetëm për ata që tashmë kanë pikët maksimale".
Do të krijohet një mundësi edhe për ata studentë që duan të ndryshojnë programin e studimit. Ata mund të aplikojnë për të zgjedhur ato degë, të cilat ofrohen. "Është një mundësi për të korrigjuar atë kalkulim jo dhe shumë të saktë që vetë ata kanë bërë në preferencën e tyre, por është një mundësi që këtë radhë të jenë më të saktë në përllogaritjet, që të jenë të suksesshëm", theksoi më tej ministri Beja.