Universiteti "Eqrem Çabej" rrezikon mbylljen e disa degëve
Universiteti "Eqrem Çabej" në Gjirokastër, ndryshe nga çdo vit, ka shënuar një numër shumë të vogël studentësh të regjistruar pranë tij, rreth 35%, duke bërë që katër degë të shkojnë drejt mbylljes. "Shifrat janë të tilla, që na detyrojnë të lëshojmë alarmin SOS për të ardhmen e këtij institucioni, që është nga më të rëndësishmit në Jug të vendit", është shprehur në fjalën e tij rektori Gëzim Sala. Ky rrezik vjen si rezultat i politikave shtetërore për arsimin e lartë, ku mund të përmendim: hapja pa kriter e universiteteve të reja, ku profilet e tyre dublojnë njëri-tjetrin dhe i bie që mesatarisht të kemi një universitet për 6 mijë metra katrorë; shpërndarja e studentëve nga Ministria e Arsimit për universitetet publike nuk bëhet duke kombinuar preferencat e studentëve; monopolizimi i ciklit të dytë dhe të tretë të studimeve vetëm në disa universitete, kryesisht në Tiranë dhe kufizimi i nivelit të studimeve, ose diplomave në degët ekzistuese, ul edhe më shumë preferencat për Universitetin e Gjirokastrës. Sipas rektorit Sala, këto janë politika që sjellin konkurrencën e egër të tregut dhe janë të gabuara, pasi viktima e parë po bëhet ky universitet, i cili, edhe pse me stafin pedagogjik mjaft të kualifikuar, që renditet në tre më të mirët në Shqipëri, rrezikon mbylljen. Në fjalën e tij, Sala i ka bërë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse shtetërore dhe qeveritare të ndryshojnë sa nuk është vonë këto politika të shpërndarjes së studentëve në universitete.
Aktualisht, në universitetin "Eqrem Çabej" për këtë vit, katër degë nuk do të zhvillohen, cikli i ulët, matematikë-fizika, parashkollor dhe biokimia, pasi numri i studentëve të regjistruar në to nuk është i mjaftueshëm. "Shumë shpejt, ne do të marrim veprime konkrete për të ngritur struktura dhe lobingje për shpëtimin e Universitetit të Gjirokastrës", ka mbyllur fjalën e tij rektori Gëzim Sala. Numri i regjistrimeve për këtë vit pranë universitetit kap shifrën e 490 studentëve, ndërkohë që ky numër për sa i përket platformës duhet të ishte 1140.