Topi: Ligji për Arsimin e Lartë duhet të ndryshojë
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka mbështetur idenë për reformimin e ligjit të Arsimit të Lartë, i cili, pas miratimit, është amenduar një herë nga Kuvendi. "Ne kemi një ligj, ligji 9741 me një amendament, por në biseda edhe me rektorin, edhe me të tjerë, gjykohet prapë që ligji ka nevojë të reformohet", u shpreh Presidenti Bamir Topi, në ceremoninë e çeljes së vitit të ri shkollor universitar 2008-2009, ku ai zgjodhi të jetë prezent në Fakultetin e Mjekësisë, në UT.
I rreptë është treguar kreu i shtetit, sidomos për mënyrën se si është diskutuar ky ligj, që nuk përfshiu sa dhe si duhet katedrat universitare, duke lejuar edhe shfaqje emocionesh të ndryshme, madje edhe reflektime interesash, qofshin këto edhe të vogla.
"Unë kam pasur rastin ta ndjek nga afër të gjithë reformimin e ligjit për Arsimin e Lartë. Ka pasur mjaft debate, që nuk janë bërë midis njerëzve që dinë dhe nuk dinë, por kryesisht janë bërë debate midis rrethit të pedagogëve, të profesorëve dhe padyshim ka pasur dhe koherenca, por ka pasur dhe divergjenca", tha Topi, duke theksuar se "shpeshherë, këto debate për çështje shumë principiale janë bërë larg katedrave, me emocione shpeshherë të çastit, të rastit, me interesa të caktuara, ndoshta interesa jashtëzakonisht të vogla". Duke mbajtur kështu hapur krahun e drejtuesve universitarë, që kanë kundërshtuar shpesh një seri nenesh të këtij ligji, Presidenti Topi ka arsyetuar më tej mbi këtë qëndrim të tijin. Ai ka nënvizuar "domosdoshmërinë e një network-u, të një bashkëpunimi të rëndësishëm të politikës me katedrën, me universitetin". Sipas Presidentit, kur diskutojmë për çështje mjaft të rëndësishme, që kanë të bëjnë me sistemin, me kurrikulën, me politikat e perspektivës, askush nuk besoj që të mos ndajë të njëjtin mendim që çdo gjë duhet bërë në mënyrë të kualifikuar, nëpër katedra e universitete, sepse aty është koncentrati intelektual, profesional i fushës. "Duhet të jetë një shans për politikën në përgjithësi, që të marrë ekstraktin e këtyre mendimeve dhe ta projektojë për perspektivën", ka kujtuar numri një i shtetit.
Më tej, ai është ndalur edhe në ngërçin, përpara të cilit gjendet sot sistemi shëndetësor në vend, ku pas diagnozës, sipas Topit, nevojitet një terapi e suksesshme. "Meqenëse jemi në Fakultetin e Mjekësisë, së pari, duhet vendosur me shumë kujdes diagnoza, dhe një diagnozë e saktë, e përgjegjshme, të orienton mirë edhe te terapia. Sot jemi në momentin kur kjo diagnozë praktikisht njihet. Çështja është si do të bëjmë terapinë". Duke dashur të tregohet i kujdesshëm në këtë pikë, kreu i shtetit është i detyruar që të dëgjoj pafundësisht, por edhe të interpretoj. "Shumë gjëra kanë avancuar, tha ai, por nuk mund të mos jem interpret i mendimit që vjen nga qytetari, që problemi në shëndetësi duhet parë makroskopikisht, duket makroskopikisht, nuk ka nevojë për mikroskop". Presidenti u ka kujtuar mjekëve të pranishëm, dhe atyre që nuk kanë mundur të marrin pjesë në këtë takim, se konsiderohen si bij të Hipokratit. "Por sot ne kemi edhe një referencë tjetër. Jemi pasardhës të Nënë Terezës, e cila vuri në themel të misionit të saj pikërisht humanizmin", tha Topi. Ndaj ai ka kërkuar një koordinim më të mirë të sistemit profesional me humanizmin. "Ka nevojë vetëm për koordinim, ka nevojë për implementim të politikave më moderne, për sa i përket trajtimit integral të sistemit të shëndetësisë", theksoi Presidenti Bamir Topi.