Fazliç në pranga

Njeriu që ndërmjetësoi kontratën e PD-së me BG&R-në u ndalua për disa orë. Ka akuza edhe për implikim në aferat e armëve që u zbuluan pas ngjarjes së Gërdecit
Një nga njerëzit më të përfolur për shkak të lidhjeve të dyshimta me qeveritarët shqiptarë, që kanë qenë pjesë e trafikut të armëve që kalonte nëpërmjet Bosnje-Hercegovinës, është ndaluar pardje për disa orë nga policia boshnjake. Damir Fazliç është njohur në fillimisht në opinionin publik shqiptar si njeriu që ndërmjetësoi lidhjen e kontratës midis Partisë Demokratike Shqiptare dhe kompanisë amerikane “BG&R”. Kjo e fundit organizoi fushatën elektorale të demokratëve për zgjedhjet parlamentare të vitit 2005.
Sipas agjencive të lajmeve, bëhet e ditur se në një aksion të fshehtë të drejtorisë federale të policisë, me mbështetjen e forcave speciale, pardje rreth orës 17:00, në restorantin “Brajloviç” në lagjen sarajevase “Ilixha”, u kap Naser Oriç, komandanti ushtarak i Srebrenicës dhe bashkë me të u ndaluan edhe tre persona të tjerë: Damir Fazliç, Nedim Shahinpashiç dhe Branisllav Cvjetiçanin
Shkaku i arrestimitMinistria e Punëve të Brendshme të Bosnjës mbrëmjen e së premtes i ka konfirmuar gazetës “Dnevni Avaz”, se së bashku me Oriçin u kapën edhe Damir Fazliç, Nedim Shahinpashiç dhe Branisllav Cvetiçanin, i quajtur Sviç, nga Beogradi. “Mund të pohoj që kemi kapur dy persona në momentin e kryerjes së një veprimi kriminal, ndërsa janë ndaluar edhe dy të tjerë”, kishte deklaruar për “Avazin” zëdhënësi i ministrisë, Robert Cvrtak. Ai nuk ka pranuar të jepte detaje lidhur me aktivitetin kriminal të të ndaluarve apo me faktin se për kë punonin ata. Burime jozyrtare thanë për mediat, se këta persona u ndaluan në momentin e marrjes së një sasie parash, në formën e një gjobe. Bëhej fjalë për krimin e vendosjes së gjobave dhe të ndaluarit në momentin e ndalimit po merrnin një shumë prej qindra mijëra markash (monedha boshnjake). Nga dëshmitarët në vendngjarje u mësua se menjëherë pas goditjes së policisë në restorantin “Brajloviç”, Oriçin e shtrinë përdhe dhe i vunë prangat. Ai dhe Nedim Shahinpashiçin u dërguan menjëherë në ndërtesën e Ministrisë së Brendshme, ndërsa Fazliç dhe Cvjetiçanini u shoqëruan aty pak më vonë. Të ndaluarit u mbajtën për disa orë deri gjatë mbrëmjes së të premtes në burgun e policisë, ku edhe u morën në pyetje.
LirimiTë ndaluarit u liruan menjëherë pasi janë marrë në pyetje nga policia, madje “Avazi” tha se numri i personave të liruar arrinte në pesë. Vetë Fazliç u shpreh për mediat pas lirimit se: “Më vjen shumë keq që, ndonëse unë dhe miku im Cvjetiçani nuk jemi as fajtorë dhe as i detyrohemi ndokujt, u ndodhëm në momentin e gabuar në vendin e gabuar, përkatësisht në restorantin “Brajloviç”. Inspektorët e Ministrisë së Brendshme u treguan jashtëzakonisht korrektë, sepse edhe ata e patën shumë të qartë se ne nuk kishim të bënim aspak me gjithë ngjarjen, ndaj u lajmëruam nga policia se ishim marrë në pyetje vetëm si dëshmitarë”.
PD, asnjë komentPas publikimit të lajmit të ndalimit të Damir Fazliç, gazeta kontaktoi me zëdhënësin e Partisë Demokratike, Gerti Bogdanin, i cili tha se nuk ka asnjë koment për këtë çështje. Ai tha gjithashtu, se PD-ja nuk ka se pse të mbajë një qëndrim për këtë arrestim. Ndërkaq, lidhja e Fazliç me Partinë Demokratike është bërë e njohur në vitin 2005, ku ai doli si ndërmjetës në lidhjen e kontratës mes Partisë Demokratike dhe kompanisë “BG&R”. Kjo kompani luajti më pas rolin e konsulentes zyrtare të fushatës elektorale të Partisë Demokratike.
Boshnjaku me 4 biznese në ShqipëriDamir Fazliç ka lindur në vitin 1975 në Vishegrad. Në vitit ‘90 bashkë me familjen, Fazliç ka emigruar drejt Londër, ku sipas mediave boshnjake ka krijuar lidhje të shumta që e bënë të famshëm në gjithë Evropën. Biznesmeni boshnjak, që aktualisht jeton në Londër, është një njohës i mirë i Shqipërisë, ku nga viti 2003 ka pasur vizita shumë të shpeshta, madje ka ngritur edhe disa aktivitete tregtare. Të dhënat zyrtare tregojnë se më 20 shtator të vitit 2005, Damir Fazliç krijon në Tiranë firmën “Crown Acquisitions”, filial i firmës me qendër në Londër. Por kjo është vetëm shfaqja e zyrtare, pasi dyshohet se është personi që negocioni kontratën mes Partisë Demokratike dhe “BG&R”, kompani kjo që organizoi fushatën elektorale në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2005. Pas ardhjes së PD-së në pushtet, forcohen akoma më shumë pozitat e biznesmenit boshnjak në Shqipëri, kryesisht pas kuintave të politikës dhe në fushën e biznesit. Vihet re që në datën 14 maj 2007, Damir Fazliç regjistron në Gjykatën e Tiranës firmën “Rompetrol Distribution Albania”. Kjo firmë që kishte si objekt tregtimin e karburanteve me pakicë, brenda një kohe të shkurtër e shtrin aktivitetin e saj në qytetet kryesore të Shqipërisë, si Elbasan, Korçë, Durrës, Kavajë dhe zona të tjera të vendit. Për arsye ende të paqarta, kjo firmë tashmë është me statusin në likuidim. Po në të njëjtën datë, boshnjaku regjistron një tjetër firmë me emër të njëjtë me të parën, por me ndryshimin se aktiviteti i saj do të ishte tregtimi i karburanteve me shumicë. Sipas të dhënave zyrtare, ky subjekt tregtar është në likuidim. Por veç “punës së tij” (biznesit), Damir Fazliç ka shfaqur interes edhe për sektorë strategjikë, si energjetika apo tregtia e armëve, për të cilën është përfolur nga mediat shqiptare, sidomos pas ngjarjes tragjike të Gërdecit. Të interesuar në Prokurorinë e Përgjithshme nëse shtetasi boshnjak me banim në Londër ka dalë gjatë hetimeve të çështjes “Gërdeci”, zyrtarë të lartë të këtij institucioni than&eu