Fier, zbulohet një arsenal armësh i braktisur
Pesë mitralozë, 4 nga të cilët të kalibrit 12.7 mm, 3 granata hedhëse, 69 arka fishekë janë gjetur të braktisura në një kanal midis fshatrave Seman dhe Seman i ri në rrethin e Fierit. Policia po punon për gjetjen e autorëve.
FIER - Një arsenal i vërtetë armësh janë zbuluar një natë më parë të braktisura në një kanal midis fshatrave Seman dhe Seman i ri në Fier. Burime zyrtare të Policisë së Fierit bënë të ditur se kanë zbuluar 5 mitraloze, 4 nga të cilët të rëndë të kalibrit 12.7 mm dhe një mitraloz të lehtë. Janë gjetur gjithashtu 3 granat hedhëse të lehta dhe 69 arka me fishekë tek të cilat ndodhej një sasi prej rreth 70 mijë fishekësh. PoIicia po punon për dokumentimin e kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e autorëve.
(a.s/News24/Balkanweb)