Neurologet: Shqiptaret, sa te stresuar
Stresi, lodhja, problemet profesionale jane faktoret kryesore qe kane rritur numrin e pacienteve te cilet vuajne nga semundjet neurologjike. Sipas te dhenave nga vete mjeket neurologe rezulton se 70 per qind e pacienteve qe kerkojne ndihme mjekesore, vuajne nga semundje te cilat kane per baze semundjet neuropatike. Nderkohe qe 5 per qind e shqiptareve rezultojne te jene te prekur plotesisht nga keto semundje. Fillimisht eshte dhimbja ajo qe con pacientet te mjeku, por sipas ketyre te fundit nuk eshte dhimbja fizike apo shpirterore por edhe mosfunksionimi ne jeten profesionale. "Pervec semundjeve te cilat kane si shkaktar, dhimbje te nje prej organeve, ka dhe nga ato semundje te cilat nuk mund te percaktohet se nga vijne. Ato, ne te shumten e rasteve jane reumatizem muskular por qe percaktohet edhe si crregullim psikik", - kane pohuar mjeket neurologe.
Semundjet
Gjate ketyre viteve te fundit vihet re nje rritje e numrit te personave qe kane semundje neurologjike. Sipas mjekeve, faktoret qe ndikoje jane te shumte, nderkohe qe pacientet me te prekur nga keto semundje jane ata qe kane kaluar stres ne pune, pas largimit nga puna apo edhe nga problemet e ndryshme ne familje. Fillimisht simptomat e tyre jane te lehta sa nuk mund te percaktohen si semundje te tilla. Mjekja neurologe Mira Rakacolli thote per "Koha Jone", se ne 10 per qind te rasteve nuk percaktohet shkaku i semundjes. "Edhe ne kur i vizitojme shpesh nuk u gjejme ndonje simptome konkrete dhe ne keto raste duhet marre ne konsiderate fibromialgjia", - ka pohuar Rakacolli. Sipas mjekes neurologe, kjo ka te beje me reumatizem muskulore qe shpesh here diagnostikohet si crregullim me origjine psikiatrike. Fibromialgjia paraqet simptoma te tilla, si pagjumesi, ankth, hipertension, dhe shpesh simptoma te depresionit te pacientet.
Keshillat
Ajo qe mjeket keshillojne eshte sensibilizimi i te gjithe shoqerise qe keto problematika te kapen sa me heret, per te parandaluar kalimin ne stadet me te avancuara te semundjeve. Nderkohe qe vete mjeket specialiste jane fokusuar ne dhimbjen neuropatike dhe clirimin sa me pare te pacientit prej saj. "Ate besim qe kane pacientet per te trajtuar semundjen te neurologu nuk duhet t'ia delegojme te tjereve kur e kemi kompetence ne. Kjo eshte nje orkester qe duhet te funksionoje. Dhe persa i perket dhimbjes duhet te dini qe ajo ka edhe nje komponent te trasheguar", - pohojne mjeket neurologe.
Detaj
Mungesa e psikologeve
Numri i vogel i specialisteve te fushes si dhe psikologeve apo qendrave sociale mbetet problem ne fushen e neurologjise, pasi keta persona mund te kapin semundjen qe ne stadet e para, pa sjelle komplikacione. Por nga ana tjeter sipas eshte e rendesishme qe mjeket se bashku te diskutojne per menyrat e trajtimit te semundjes, kriteret diagnostike, informimin e mjekeve dhe te publikut.