Pediatria, mungojne kushtet dhe ambientet per femijet
Pavijoni i Pediatrise eshte i tejmbushur me femije, nderkohe qe kushtet ne te cilet kurohen te vegjlit jane shume te veshtira. Dhomat e ketij pavijoni jane llogaritur per dy femije, por ne te vertete aty gjenden deri ne kater femije te shtruar. Vec kesaj, problematik mbetet edhe akomodimi i prinderve, sidomos i nenave te cilat jane te detyruara te rrine prane femijeve sidomos atyre nen nje vjec, por u duhet te perballen me kushte te veshtira. "Prej tete ditesh kam shtruar vajzen dhe une nuk kam levizur nga dhoma. Megjithese eshte shume e veshtire te rrish ketu halli te detyron pasi per prinderit eshte vetem nje krevat dhe aty nuk te bie kurre te shtrihesh pasi te pakten jane kater prinder qe rrine ketu", - pohon Eliverta Shahu. Sipas personelit mjekesor, e gjithe kjo situate ka ardhur per shkak te rikonstruksionit qe po i behet repartit te Pediatrise Infektive. Per kete arsye, femijet qe duhet te shtroheshin ne keto ambiente tashme kurohen te spitali aty prane.