Fazliçi hedh në gjyq Prokurorinë e Tiranës
Autori i Lajmit: red.
Biznesmeni serbo-boshnjak, Damir Fazliç, hedh në gjyq Prokurorinë e Tiranës. Burime nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë bëjnë të ditur se në datën 22 tetor të këtij viti është regjistruar padia kundër organit të akuzës. Sipas të njëjtave burime, mësohet se palë e paditur në këtë proces është Prokuroria e Tiranës, ndërsa pala paditëse shoqëria “Croun Acquisition”, përfaqësuesi i së cilës është biznesmeni Damir Fazliç. Burimet nga organi i gjyqësorit bëjnë të ditur se objekt i kësaj padie është kundërshtimi i vendimit të Prokurorisë në lidhje me vendimin për bllokimin e kapitalit të saj. Burimet shtuan se këtë çështje do ta gjykojë gjyqtari Artan Broci, cili do të vendosë nëse Prokuroria ka pasur të drejtë në kërkesën e saj. Biznesmeni serbo-boshnjak është bërë vënë në shënjestër të mediave dhe të opinionit publik në Shqipëri pas vizitës “blic në vendin tonë. Vizita la gjurmë jo vetëm në opinionin publik por dhe në marrëdhëniet mes institucioneve në vendin tonë. Përplasja e parë nisi mes Prokurorisë që kërkoi shoqërimin e biznesmenit dhe Ministrisë së Brendshme. Më pas përplasja e institucioneve degjeneroi deri në përplasjen e Prokurorisë së Përgjithshme me Qeverinë. Ndërkohë Prokuroria e Tiranës nisi një procedim penal për Fazliçin, pasi dyshon se ai ka kryer pastrim parash në vendin tonë përmes shitjes së një kompanie të tij një tjetër subjekti ekonomik, i cili është po në pronësi të tij. Pak pas nisjes së hetimeve, dy përfaqëues të Fazliçit mbërritën në Tiranë për t u njohur me dosjen dhe akuzat në adresë të klientit të tyre. Pa kaluar as një javë nga vizita e dy avokatëve amerikanë, Damir Fazliçi padit në gjykatë Prokurorinë.
Ky lajm është publikuar: 25/12/2008