Pensionet, shpërndahen 150 mijë shpërblime për dy ditë
Autori i Lajmit: red.
“Gjatë tri ditëve të punës janë shpërndarë në një situatë normale rreth 150 mijë shpërblime, pra afro 30% e totalit. Dinamika e numrit të pagesave të shpërblimeve ka qenë: 13.9 % në datë 23 dhjetor dhe 14.3 % në datë 24 dhjetor. Njëkohësisht Posta Shqiptare është e angazhuar që të shpërndajë dhe për afro 100 mijë pensionistë pensionet në shtëpitë e tyre. Bashkë me to do t u jepen falas dhe shpërblimet e fundvitit”
Posta Shqiptare ka marrë të gjitha masat dhe ka organizuar punën në të gjitha nivelet për një ecuri normale të procesit të pagesës së shpërblimit të pensionistëve për Vitin e Ri. Duke filluar që nga dita e hënë, të gjitha zyrat postare të caktuara për shpërndarjen e shpërblimit të pensionistëve kanë filluar punën normalisht për t i shërbyer moshës së tretë. Gjatë tri ditëve të punës janë shpërndarë në një situatë normale rreth 150 mijë shpërblime, pra afro 30% e totalit. Dinamika e numrit të pagesave të shpërblimeve ka qenë: 13.9 % në datë 23 dhjetor dhe 14.3 % në datën 24 dhjetor. Njëkohësisht Posta Shqiptare është e angazhuar që të shpërndajë dhe për afro 100 mijë pensionistë pensionet në shtëpitë e tyre. Bashkë me to do t u jepen falas dhe shpërblimet e fundvitit. Është vënë në eficencë të plotë infrastruktura e rrjetit postar financiar për të shpërndarë shpërblimet e rreth 530 mijë pensionistëve në të gjithë Shqipërinë. Zyrat postare do të funksionojnë pa ndërprerje çdo ditë të javës (përfshirë ditët e pushimit dhe festave) nga ora 7.30-20.00. Deri më tani janë vënë në gatishmëri të plotë i gjithë stafi i Administratës Qendrore si dhe të filialeve për të qenë në korrent me situatën dhe problematikat e mundshme që mund të lindin gjatë procesit të shpërndarjes. Duhet theksuar se shpërndarja e shpërblimeve do të bëhet në bazë të një grafiku të përcaktuar nga ISSH për pensionistët, grafik ky i cili është afishuar dy ditë më parë në çdo zyrë dhe sportel postar. Paralelisht Drejtoria e Sigurisë Postare do të ushtrojë përgjatë gjithë kohës kontrolle të herëpashershme në zyrat postare për të ndjekur ecurinë e procesit. Do të ketë gjatë gjithë kohës bashkëpunim me Policinë e Shtetit si dhe me institucione të tjera si ISSH dhe KESH në rastet e mundshme sporadike të ndonjë ngërçi në shpërndarje, të cilat do të eliminohen në kohë rekord dhe me përpikërinë më të madhe. Eksperienca e viteve të mëparshme ka treguar se mungesa e energjisë elektrike ka qenë në disa raste një pikënisje për krijimin e radhëve dhe konfuzionit në sportele. Për këtë arsye Posta Shqiptare ka pajisur me gjeneratorë shumicën e zyrave postare, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten gjatë këtij viti. Gjithashtu, një pikë tjetër shumë e rëndësishme është dhe marrja e informacionit në çdo kohë deri në mbylljen e zyrës së fundit të shërbimit. Për këtë arsye Posta do të organizojë punën në dy turne, të cilat do të jenë në gatishmëri të plotë për çdo nevojë të klientit.
Ky lajm është publikuar: 25/12/2008