Prokuroria: “Ja dyshimet se Fazliçi pastroi para në Shqipëri”
Autori i Lajmit: red.
Prokurorët e dosjes “Fazliç” zbardhin kontratat e blerjes së pronave të paluajtshme në Shqipëri nga biznesmeni Damir Fazliç. Jo vetëm kaq, por është hedhur dritë dhe mbi xhirimin e një shume prej 1.7 milion eurosh nga bankat shqiptare drejt Zurihut. Të gjitha këto kanë çuar organin e kuzës të dyshojë se biznesmeni serbo-boshnjak ka pastruar para në vendin tonë. Faktet janë bërë publike gjatë seancës së djeshme gjyqësore në Gjykatën e Tiranës.
Seanca
Është zhvilluar dje në Gjykatën e Tiranës, seanca gjyqësore në ngarkim të Damir Fazliçit. Prokurorët e çështjes kanë hedhur dyshime të forta se serbo-boshnjaku Damir Fazliç ka kryer pastrim parash në Shqipëri. Një prej prokurorëve të çështjes, Besnik Cani, tha se kishin zbuluar një transfertë prej 1.7 milion euro nga bankat shqiptare të Damir Fazliçit, drejt një banke në Zurih çka ka përforcuar dyshimet e tyre për pastrim parash.
Sipas tyre, bëhet fjalë për dy kompanitë “Croun asquisiton” dhe “Alfa”, që sipas verifikimeve të bëra nga Prokuroria, nuk kanë asnjë kapital.
Dokumentet
Prokurorët e çështjes demonstruan në sallën e gjyqit edhe një dokument ku pronari i kompanisë serbe të energjisë “Rudnap”, Lazareviç, figuron aksioner në kompaninë “Altarie reserach limited”, ku Damir Fazliçi është administrator i përgjithshëm.
Skandali i Damir Fazliçit ka përfshirë emra të njohur të politikës dhe qeverisë shqiptare. Flutura Kola, oratkja e Argita Berishës ka deklaruar në Prokurori se prokurën e shitjes së kompanisë “Croun acqiuisiton” te “Altareia” ia ka siguruar vetë Fazliçi dhe kjo deklaron se vetëm ka firmosur aktin e shitblerjes. Ndërkohë Prokuroria ka dyshime të forta se Kola dhe Fazliçi kanë bërë transaksione bankare. Skandali “Fazliç” lidhet edhe me emrin e pronarit të kompanisë serbe “Rudnap”, e cila lidhet me një shumicë tenderash të fituar këtu, ku serbët me çmime të kripura i kanë shitur qeverisë shqiptare energji. Damir Fazliçi u lidh edhe me emrin e Lulzim Bashës, sepse kunati i tij, Erjon Isufi, rezultoi administrator i të paktën tri kompanive të Damir Fazliçit.
Vizita e Fazliçit në Shqipëri dhe nisja e procedimit penal
Avokatët e biznesmenit Damir Fazliç zbresin në tokën shqiptare për të mbrojtur ligjërisht klientin e tyre, serbo-boshnjak. Mësohet se 2 juristët janë pritur për 40 minuta nga njëri prej prokurorëve të çështjes. Biznesmeni serbo-boshnjak akuzohet për pastrim parash në Shqipëri. Dy avokatë, mbrojtës ligjorë të Damir Fazliç, kanë mbërritur në Shqipëri. Kanë hyrë në Shqipëri përmes aeroportit ndërkombëtar të Rinasit dhe më pas kanë udhëtuar në drejtim të Tiranës. Me sa duket, destinacioni i tyre i parë ka në qenë Prokuroria e Tiranës, ku për rreth 40 minuta ata kanë marrë kontakt me prokurorët e çështjes “Fazliç”. Sipas burimeve nga organi i akuzës, avokatët mbrojtës janë pritur nga njëri prej prokurorëve të çështjes, Dritan Rreshka.
Dy avokatët janë shoqëruar edhe nga një avokat shqiptar, Genc Gjokutaj, i cili është pajisur me një prokurë nga biznesmeni Fazliç vetëm dy ditë pasi Prokuroria ngriti akuzën ndaj tij për pastrim parash. Pasi kanë dalë nga Prokuroria, kanë lëvizur nëpër Tiranë për të marrë kontakte me persona, dëshmitë apo ndihma e të cilëve mund të jetë me rëndësi në funksion të mbrojtjes së klientit të tyre. Pas kontaktit me prokurorin e çështjes, mësohet se dy avokatëve u është sugjeruar të regjistrohen në Dhomën Kombëtare të Avokatisë për të fituar të drejtën ligjore të mbrojnë klientin e tyre si palë në proceset hetimore që do të zhvillohen në vendin tonë. Më 9 tetor Prokuroria deklaroi se ka nisur hetim për pastrim parash ndaj serbo-boshnjakut. Mësohet se Fazliçi ka kontaktuar me avokatin Genc Gjokutaj për të mbrojtur interesat e tij.
Ky lajm është publikuar: 25/12/2008