Kredia të ruhet!
Autori i Lajmit: red.
Nga Kino Buxheli
Këto janë fjalët e njeriut që shpëtoi bankat në Shqipëri nga investimet toksike në franga zvicerane apo lira angleze(investime që gjunjëzuan Hungarinë apo Ukrainën), guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Guvernatori Fullani u ka kërkuar dy ditë më parë drejtuesve të bankave të nivelit të dytë që të mos shpërndajnë fitimet e tyre, por të rrisin kapitalin Sipas tij bankat duhet të ruajnë nivelin e kreditimit edhe në 2009-ën. Dhe krediton më mirë kur ke kapital më të shtuar për ta garantuar kredinë. Sipas të dhënave më të fundit, sistemi bankar shfaqet fitimprurës. Treguesi i kthimit mbi aktivet bankare për gjithë vitin 2008 pritet të jetë 1.17 për qind, ndërkohë që treguesi i kthimit mbi kapitalin të jetë 14,7 për qind. Pra fitimi bankar është në nivele rreth 15 përqind. Nga ana tjetër, duhet t i besojmë bankave. Kjo, pse sistemi i tyre sot është më i kontrollueshëm dhe i besueshëm, në sajë të zbatimit të rregullores së re që ka futur Banka e Shqipërisë. Rregullorja standardizon kërkesat mbi mënyrën dhe formën e dhënies së informacionit për klientët për produktet dhe shërbimet bankare të ofruara, për publikimin në veçanti të normave efektive të interesit të depozitave dhe kredive, për metodën e llogaritjes së normës efektive të interesit për kreditë, elementet e kontratës së kredisë dhe depozitave, për marketingun e produkteve dhe shërbimeve, ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave të klientit, trajtimin e ankesave të këtij të fundit, si dhe krijimin e strukturave të veçanta lidhur me këto ankesa. Pjesë e paketës së re është dhe standardizimi i informacionit të detyrueshëm që bankat dhe degët e bankave të huaja duhet të bëjnë publik, në lidhje me veprimtarinë kryesore të bankës, organizimin dhe drejtimin e saj, në lidhje me ecurinë financiare, në lidhje me gjendjen financiare, në lidhje me administrimin e rrezikut si dhe politikat kontabël. Nga ana tjetër, viti që po kalon, edhe pse pati kontraktimin e krizës së përbotshme financiare, është një vit i mirë për kreditë në Shqipëri. Ato janë shtuar me 42 përqind. Mbështetur në studimet e fundit empirike të Bankës së Shqipërisë, rezulton se lidhja e kredisë për ekonominë me rritjen ekonomike të vendit është pozitive dhe relativisht e fortë. Pra, rritja e kredisë çon në mbajtjen e ritmeve te larta të aktivitetit ekonomik të vendit. Vitet e fundit, kredia për ekonominë ka eklipsuar kontributin e sektorit publik në gjenerimin dhe përdorimin e fondeve financiare, mbështetur kjo edhe nga një proces i gjatë i konsolidimit fiskal të vendit. Ky proces përdorimi më efektiv i fondeve ndikon në rritjen e eficiencës dhe rritjen ekonomike. Një tkurrje e kredisë për ekonominë, mbart rrezikun e veprimit të anasjelltë, të eklipsimit të kontributit të kredisë për ekonominë nga shpenzimet e sektorit publik. Po ashtu, edhe depozitat (ka syresh prej nesh që thonë se kanë tërhequr paratë nga bankat, por realiteti nuk u jep fort të drejtë) janë shtuar me 5.6 përqind, në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë. Një tjetër porosi e Guvernatorit Fullani ishte që bankat e nivelit të dytë filiale të bankave të huaja të jenë më të pavarura nga selitë e tyre qendrore. Ato jane licensuar dhe veprojne në Shqipëri. Kanë përgjegjësi përpara qytetarëve të këtij vendi, pse kanë në administrim kursimet e qytetarëve shqiptarë. Banka jonë qëndrore është e ndërgjegjshme se detyra themelore e çdo sistemi bankar është ndërmjetësimi financiar në vendin ku bankat e huaja veprojnë. Prandaj dhe Banka e Shqipërisë do të këmbëngulë për zbatimin sa më të shpejtë të marrëveshjeve të riblerjes në transaksionet që bankat e huaja kryejnë në tregun ndërbankar. Kjo do të thote që banka jonë qëndrore do të kërkojë një rishpërndarje të likuiditetit(parase kesh) në mënyrë efikase midis bankave. Zbatimi i marrëveshjes së riblerjes, e realizon një gjë të tillë duke mënjanuar rrezikun e kreditit.
Me fjalë të tjera, banka jonë qëndrore paralajmeron me të butë bankat e huaja se nuk do të tolerojë kalim të likuiditetit tek bankat mëma dhe tharje të kapilareve të filialeve të tyre këtu në Shqipëri.
Ky lajm është publikuar: 25/12/2008