E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Mos dekretoni ligjin e dosjeve”

Autori i Lajmit: red.
Partia Demokracia Sociale i bëri thirrje dje Presidentit të Republikës që të mos miratojë ligjin për hapjen e dosjeve, të miratuar vetëm me votat e mazhorancës. Sekretari Politik në këtë parti, Artur Duçkallari, tha se Presidenti i Republikës, duke kthyer ligjin në Kuvend, duhet t i japë një mundësi reflektimi Sali Berishës, i cili, me verbëri, nuk po dëgjon as opozitën dhe as faktorët më të rëndësishëm ndërkombëtarë. Ai bëri të ditur se Partia Demokracia Sociale mbështet qëndrimin e qeverisë amerikane dhe asaj britanike, Pranisë së OSBE-së në Tiranë dhe Këshillit të Evropës, lidhur me ligjin për kontrollin e figurave dhe hapjen e dosjeve. “Kërkesat e tyre për shtyrjen e miratimit të ligjit në Kuvend ranë në veshin e shurdhët të një qeverie, që tashmë mendon vetëm se si do t u shpëtojë proceseve gjyqësore të ngritura për korrupsion. PDS vlerëson se procesi i hapjes së dosjeve duhet bërë në përputhje me Kushtetutën dhe jo me ligje të nxituara e kontradiktore”, - tha Duçkallari. Ai theksoi se duke vepruar në këtë mënyrë, Berisha po ndikon që dosjet të mos hapen dhe ato të përdoren për shantazhe politike. Si një mjeshtër i shantazhit të ndyrë politik, komunisti 25-vjeçar, që drejton sot qeverinë, është personi i fundit i interesuar për të hapur realisht dosjet. “PDS mendon se ka ardhur momenti për të kërkuar ekspertizën më të mirë ligjore dhe mbledhur eksperiencat ndërkombëtare, në mënyrë që të mbërrijmë në një projekt të saktë nga ana ligjore dhe të vlefshëm për t u zbatuar”, - deklaroi sekretari politik i kësaj partie.

Ky lajm është publikuar: 25/12/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›