“Ndryshimi i buxhetit të shtetit me akt normativ, antikushtetues”
Autori i Lajmit: red.
Akti normativ për rialokimin e fondeve është antikushtetues. Kështu i ka cilësuar Partia Socialiste ndryshimet e propozuara nga Qeveria në buxhetin e vitit 2008. Deputeti i PS-së, Arben Malaj, deklaroi dje se Qeveria gënjen ku thekson se ky akt normativ është i domosdoshëm për të shpërblyer pensionistët dhe administratën, praktikë që ka nisur që në vitin 2004. “Ndryshimi i buxhetit të shtetit me akt normativ është antikushtetues, cenon rëndë menaxhimin e financave publike, cenon transparencën, rrit abuzivitetin dhe korrupsionin. Miratimi i një akti normativ vetëm 6 ditë përpara fundit të vitit është një dështim i përsëritur i qeverisë në hartimin dhe implementimin e buxhetit të shtetit, është keqpërdorim i taksave të shqiptarëve”, - deklaroi Malaj. Duke folur me gjuhën e shifrave, ai theksoi se për rreth 11 muaj qeveria ka shpenzuar rreth 25 miliardë lekë në muaj, ndërsa vetëm muajin dhjetor qeveria parashikon të harxhojë rreth 70 miliardë lekë ose 280% më shumë si dhe për 11 muaj qeveria ka investuar rreth 6 miliardë lekë në muaj, ndërsa për muajin dhjetor qeveria pretendon të përdorë 22 miliardë lekë ose 370%. "Kjo vërteton se investimet e muajit të fundit kanë një risk të lartë të cilësisë, eficencës dhe korrupsionit të tyre", - shtoi deputeti i PS-së. Më tej, Malaj tha se të dështosh për rreth 350 ditë të vitit në mbledhjen e të ardhurave dhe kryerjen e investimeve në ekonomi dhe të pretendosh se në ditët e fundit të vitit do të realizohen rreth 150 milionë dollarë shpenzime dhe investime, është minimalisht dështim dhe mungesë përgjegjësie dhe maksimalisht veprim korruptiv për të keqpërdorur para buxhetore në projekte korruptive. Deputeti socialist theksoi se kredibiliteti i qeverisë cenohet rëndë për shkak të mungesës së transparencës për arkëtimin e të ardhurave nga privatizimi i ARMO-s, mospërfshirja e tyre në buxhetin e vitit që ato realizohen, mosdhënia e informacionit të dokumentuar bankar për arkëtimin e tyre, edhe pas kërkesës së përsëritur të opozitës dhe medias. Ai përmendi edhe faktin që nxjerrja jashtë llogarive bankare e qindra miliona dollarëve si investime të pakryera apo të ardhura nga privatizimi, cenon rëndë transparencën dhe efikasitetin e taksave dhe tatimeve dhe rrit abuzimin dhe korrupsionin e qeverisë. Sipas tij, me këtë akt vërtetohet se disa nga të ardhurat kryesore në buxhet po përkeqësohen, qeveria tenton t`i fshehë këto dështime duke aplikuar çmime dhe paga reference abuzuese që e godasin rëndë biznesin edhe në këtë situatë jo të lehtë ekonomike.
Ky lajm është publikuar: 25/12/2008