Kuvendi miraton pa opozitën rialokimin e fondeve në buxhet
Autori i Lajmit: red.
Kuvendi miratoi dje pa opozitën aktin normativ për rialokim fondesh brenda buxhetit të shtetit. Akti Normativ nr.7, datë 15.12.2008, “Për disa ndryshime në ligjin nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit të vitit 2008”, të ndryshuar kaloi vetëm me votat e shumicës ndërkohë që në seancë mungonin deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe të Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate. Gjatë diskutimit për të, ministri Ridvan Bode theksoi se ky Akt Normativ vjen si një masë që balancon efektet që mund t i vijnë ekonomisë sonë nga kriza botërore. Bode theksoi se Akti Normativ buron nga kontigjencat e lira për t u përdorur si dhe nga kursimet. Ai foli për një fond prej 12 miliardë lekësh, që do të përdoret në investime publike dhe theksoi se Akti Normativ vjen në ndihmë të ekonomisë shqiptare për shtresat në nevojë, për pensionistët, administratën, etj., ndërsa kryeministri Sali Berisha e vlerësoi këtë Akt Normativ si një akt human të Qeverisë së tij. Ai vuri në dukje përpjekjet e mëdha për të kursyer, të shprehura në kursimet për shpenzime administrative, si dhe për personelin, uljen e kostos së prokurimeve në masën 12%, etj. Kjo ka bërë të mundur, theksoi Kryeministri mes të tjerash, që pensionistët dhe punonjësit e administratës të mund të shpërblehen në fund të vitit dhe vjen si një vlerësim për 800 mijë familje shqiptare.
Ky lajm është publikuar: 25/12/2008