Ekstradohet Kastriot Jaupi i dënuar me burg përjetë
Ka mbërritur në orët e mbrëmjes së sotme Katriot Jaupi, i akuzuar për vrasjen e majorit të policisë Ilir Ngresi, dhe i dënuar me burgim të përjetshëm për një sërë veprash penale.
TIRANË - Është ekstraduar sot pas 7 vjetësh qëndrimi në Spanje Kastriot Jaupi, vrasësi i majorit të policisë Ilir Ngresi, i dënuar me burgim të përjetshëm për një sërë veprash penale. Ekstardimi i Jaupit u bë në orët e mbrëmjes së sotme nëpërmjet aeroportit të Rinasit ku forcat e Interopl Tiranës morën në dorëzim vrasësin e majorit të policisë, i akuzuar njëkohësisht për një sërë akuzash në kuadër të bandës kriminale të Beratit. Interpol Tirana ka fituar betejën me autoritetet italiane, të cilat kërkonin gjithashtu ekstradimin e Jaupit, për shkak të një dënimi me 9 vjet burg për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.
Kastriot Jaupi u arrestua nëntorin e vitit 2001 nga policia spanjolle, në afërsi të qytetit të Madridit. Ndalimi u bë pasi dyshohej se u kishte vënë gjobë dy vëllezërve nga Skrapari. Në këtë kohë, drejtësia shqiptare u dërgon autoriteteve spanjolle kërkesën për ekstradimin dhe vendimin për masën e sigurisë burg pa afat për Jaupin, nën akuzën e vrasjes së major Ilir Ngresit. Paralelisht, Jaupi kërkohet për ekstradim edhe nga autoritetet e drejtësisë italiane. Fillimisht u mendua se Jaupi mund të ekstradohej drejt Italisë, por vetëm disa ditë më parë autoritetet spanjolle njoftuan Interpol Tiranën, se ishte miratuar kërkesa për ta sjellë në Shqipëri.
Jaupi ka disa akuza për vrasje e plagosje, por më e rënda është ajo e ekzekutimit në Vlorë të ish-shefit të Krimeve të Beratit, Ilir Ngresi, në dhjetor të vitit 2000. Shkaku ishte rihapja e hetimeve për ngjarjet e vitit 1997 nga Ngresi, por mbarte edhe motive hakmarrjeje. Ngresi kishte marrë pjesë në një operacioni pranë Urës Vajgurore në vitin ’97, kur u vra Ilir Jaupi, vëllai i Kastriotit. Ngresi ishte personi i drejtpërdrejtë që u akuzua nga Jaupajt për vrasjen e Ilirit.
Në fakt, përfshirja e Kastriot Jaupit në botën e krimit është më e hershme, kur së bashku me të vëllanë bënte pjesë në bandën e “killerit beratas”, Altin Dardha. Pazaret sollën hasmëri edhe brenda vetë bandës dhe Kastrioti me të vëllanë u përfshinë në fraksionin kundërshtar të Altin Dardhës.
Kastriot Jaupi rezulton i tërhequr nga banda pas vitit ’97, por rihapja e një dosjeje ku ai akuzohej për vrasje, e riaktivizoi. Dosja ishte mbyllur në vitet 1998-1999 dhe u rihap në vitin 2000, pas ardhjes së Ngresit si shef Krimesh në Berat. Si ekzekutor i drejtpërdrejtë është akuzuar edhe Dritan Zhuka, i thirrur me nofkën “Shuaipi”, i cili u vra gjatë një rrethimi të forcave speciale në shtator të vitit 2001. Në këtë periudhe Jaupi, me dokumente false largohet në Maqedoni dhe prej këndej në Itali dhe Spanjë.
(a.s/News24/Balkanweb)