Dhuna, 128 police nen hetim
Tirane - "Ne paraburgime eshte ushtruar dhune, por per kete gje jane marre masa dhe jane derguar per ndjekje penale, 128 efektiva policie", tha gjate dites se djeshme, Ministri i Brendshem, Bujar Nishani. Por kete deklarim te Nishanit, dje e ka vertetuar dhe nje raport i qeverise gjermane mbi politiken e te drejtave te njeriut ne bote. Sipas tij, "kushtet e burgimit, kryesisht ne marrjen ne pyetje nga policia jane te renda. Ne marrjen ne pyetje nga policia ka pasur keqtrajtime te te arrestuarve dhe arrestime pa baze ligjore. Gjendja e klinikave psikiatrike si dhe trajtimi dhe kujdesi per te semuret nuk i pergjigjet standardit nderkombetar te te drejtave te njeriut".
Respektimi i te drejtave te njeriut, kryesisht ne burgje ka mbledh ne nje tryeze te perbashket Ministrine e Brendshme dhe Avokatin e Popullit. Burime zyrtare nga Ministria e Brendshme bene te ditur se, dje eshte organizuar nje tryeze te rrumbullaket me teme, "bashkepunimi i Avokatit te Popullit dhe Policise se Shtetit- Garanci per funksionimin e shtetit ligjor dhe respektimin e te drejtave te njeriut". Ministri i Brendshem Bujar Nishani u shpreh gjate takimit se Policia e Shtetit gjate tre viteve te fundit krahas permiresimit te standardeve te sigurise. Ai pranoi se ka pasur dhe raste dhune, gjate shoqerimeve te personave ne komisariate. Per kete tha ai, SHKB gjate tre vjeteve te fundit ka evidentuar dhe derguar per ndjekje penale 128 punonjes te policise per veprime arbitrare dhe tejkalim kompetencash ne perdorimin e forces. "Ligji i ri per Policine e Shtetit mbart frymen e shnderrimit te saj nga nje force policore ne sherbim policor dhe eshte e rendesishme qe parashikimet e ligjit te implementohen dhe zbatohen ne praktike. Krijimi i nje legjislacioni, i cili percakton ne menyre te qarte e rrepte fushen e veprimtarise ligjore te instrumenteve te zbatimit te ligjit per Policine e Shtetit, i jep mundesi kesaj te fundit qe nepermjet instrumenteve te saj te siguroje rendin publik, te luftoje krimin e korrupsionin dhe nga ana tjeter ne tere kete veprimtari te siguroje mbrojtjen dhe respektimin e te drejtave te njeriut", tha ministri Nishani. Ministri i Brendshem theksoi gjithashtu se ne baze te parashikimeve te legjislacionit eshte riorganizuar struktura e Policise se Shtetit, jo vetem ne departamentet perkatese por edhe ne zyrat e sherbimeve konkrete ne terren per ofrimin e ndihmes nga punonjesi i policise ne cdo moment kur rendi e siguria e qytetarit kercenohet dhe nderkohe nepermjet instrumenteve perkates si Sherbimi i Kontrollit te Brendshem kontrollohet si zbatohet ky legjislacion. Ne kete tryeze te rrumbullaket u diskutua mbi rolin e njesive te institucionit te Avokatit te Popullit per parandalimin e tortures dhe njohjen e ketij roli nga policia, sfidat dhe bashkepunimin per zgjidhjen e tyre, perdorimin e forces si veprim ligjor dhe tejkalimin e saj ne formen e dhunes qe eshte e denueshme, procedurat e shoqerimit te shtetasve sipas ligjit te ri per Policine e Shtetit dhe shkeljet e konstatuara.
Ne burgjet shqiptare ushtrohet dhune
Berlin - Ne burgjet shqiptare ushtrohet dhune. Pjese te shoqerise shqiptare karakterizohen nga niveli i larte i dhunes, ringjallja e gjakmarrjes, perhapja e armeve te zjarrit, kriminaliteti i organizuar. Arsye per shqetesim jep kryesisht dhuna kunder grave, e cila shpesh mbetet e padenuar. Ky ka qene perfundimi i nje raporti gjerman mbi politiken e drejteve te njeriut. Raporti me 192 faqe eshte hartuar pas inspektimeve ne institucionet e vuajtjes se denimit ne vendin tone. Qeveria gjermane ka hartuar nje raport mbi politiken e te drejtave te njeriut, per hartimin e te ciles kane punuar edhe eksperte te Ministrise se Jashtme gjermane. Raporti me 192 faqe eshte i ndare ne tri pjese. Ne pjesen e pare pershkruhen pike rendesat e politikes gjermane per te drejtat e njeriut, ne piken e dyte roli i institucioneve nderkombetare si Keshilli i Evropes ose Kombet e Bashkuara dhe ne piken e trete, gjendja e te drejtave te njeriut ne gjithe boten. Pjese te shoqerise shqiptare karakterizohen nga niveli i larte i dhunes (ringjallja e gjakmarrjes, perhapja e armeve te zjarrit, kriminaliteti i organizuar). Arsye per shqetesim jep kryesisht dhuna kunder grave, e cila shpesh mbetet e padenuar. Megjithe permiresimet e bera Shqiperia mbetet vend burimi dhe transiti per tregtine e njerezve (per shembull nga Kina). Gra dhe femije kthehen kryesisht viktima te prostitucionit te detyruar dhe formave te tjera te shfrytezimit.
Diskriminim i homoseksualeve
Disa pakica diskriminohen ne shoqeri, thuhet ne raportin e qeverise Gjermane per dhunen dhe diskriminim. Te prekur jane kryesisht homoseksualet, romet si dhe egjiptianet e Ballkanit, qe zyrtarisht nuk njihen si pakice. Romet vuajne nga kushte me te keqija jetese se sa shumica e popullsise. Vertet qe nuk ekziston represion shteteror kundrejt grupeve te caktuara te shoqerise per shkak te races, perkatesise fetare, kombesise ose bindjeve politike, megjithate ka njoftime per shkelje te te drejtave te njeriut te homoseksualeve dhe romeve nga policia.