PKSHr: Jo pergjegjes per yjet

Gjirokaster - Lufta e parullave ne muret e qytetit te lindjes se Enver Hoxhes, ka futur ne sherr dhe vete komunistet me njeri-tjetrin. Perfaqesues te forcave politike lokale me ngjyrime te theksuara te majta, ne Gjirokaster qe kane si baze anetaresine komuniste, nuk kane pranuar te marrin persiper autoresine e parullave dhe yjeve te kuq te cilat jane vizituar ne zona te ndryshme te qytetit ne prag te 16 tetorit, 100 vjetorit te lindjes se udheheqesit komunist, Enver Hoxha. Gjate ketyre diteve ne fasada ndertesash, rruge etj ne zona te ndryshme te qytetit persona anonime kane vizatuar me sprait me boje te kuqe yje pesecepesh apo parulla si "Enver 1908", "Mire se erdhe Enver djali", etj. Nderkohe perfaqesuesit lokale te forcave politike me anetaresi komuniste nuk kane pranuar te marrin persiper autoresine e ketyre vizatimeve.
Komunistet e rinj
"Ne asnje menyre ne nuk mund te vizatojme parulla te tilla ne muret e gurta duke prishur keshtu edhe bukurite e disa banesave karakteristike", thote Laver Stroka kryetari i deges lokale, te Partise se Punes se Shqiperise e Riorganizuar (PPSH(r). "Ne si levizje komuniste, - vijon ai - nuk merremi me zhgarravitjen e parullave ne mure por 100 vjetorin e lindjes se Enverit, do ta kujtojme me nje sere aktivitetesh". Sipas Strokes forca politike qe ai drejton ne Gjirokaster nuk ka asnje lidhje me shkrimin e ketyre parullave ne mure, fasada ndertesash apo rruge. Nderkohe efektivat e policise ne Gjirokaster ne bashkepunim edhe me Policine Bashkiake po punojne per identifikimin e personave te cilet zhgaravisin muret me boje te kuqe.
Policia
"Me problematik eshte ky fakt ne zonen muze ku zhgaravitja e mureve me boje te kuq eshte bere ne fasadat e gurta te komplekseve muzeale", thone burimet ne Drejtorine e Policise ne Gjirokaster. Nga ana e forcave te rendit ne bashkepunim edhe me Policine Bashkiake jane ngritur grupe kontrolli te cilat gjate nates po punojne per identifikimin e personave te cilet zhgaravisin muret me boje te kuq ne kundershtim me legjislacionin perkates. Ithtare te Enver Hoxhes, ditet e fundi kane organizuar takime dhe udhetime ne drejtim te Gjirokastres ku pritet qe ne daten 16 Tetor, te organizohen aktivitete te ndryshme, me rastin e 100 vjetorit te lindjes se tij.
Komunistet reagojne pas fshirjes
Pas komunikates per shtyp te Spiro Kseres, ka reaguar kryesia e PKSH. Ajo eshte shprehur se komunistet do te vazhdojne te shkruajne parulla per nder te Enverit, pasi kjo eshte nje deshire mbare popullore. Sipas PKSH, Prefektura e Gjirokastres qe eshte ne duart e PD-se, ka paguar njerez per te shuar parullat, por do te ishte mire qe prefekti Ksera te shuante parullat antishqiptare te shkruara pergjate rruges nacionale Gjirokaster-Kakavije ne gjuhen greke.
Prefekti: Te hiqen parullat
Prefekti i qarkut te Gjirokastres, Spiro Ksera ka kerkuar shuarjen e parullave te vizatuara ne qytet ne prag te 16 tetorit, 100 vjetorit te lindjes se ish udheheqesit komunist Enver Hoxha. "Segmente te interesuara u rikthehen metodave te terrorizmit psikologjik duke e mbushur qytetin me parulla qe evokojne figuren e diktatorit qe si askush tjeter ne histori zhyti vendin ne persekutim qe njihet boterisht", pohohet ne deklaraten per shtyp te prefektit Ksera, cili ka kerkuar largimin dhe fshirjen e ketyre parullave.
Kryetari i PD, Cobani
"Qytetaret e Gjirokastres jane deshmitare te perpjekjeve obskurantiste qe po ndermarrin kohet e fundit forca te ashtuquajtura komuniste per glorifikimin e figures se diktatorit Enver Hoxha", ka pohuar per gazetaret kryetari i deges se PD-se lokale, Bexhet Cobani. Sipas tij "qytetaret e Gjirokastres si gjithe populli shqiptar e kane ndjere per vite te tera represionin, dhimbjen e izolimin e regjimit te projektuar nga ish diktatori komunist i cili edhe per inteligjencen gjirokastrite nuk kurseu burgosjet, torturat e plumbat".