Fazlliç hedh në gjyq Prokurorinë e Tiranës

Damir Fazlliç
Tiranë, 23 Tetor, 18:59, NOA - Damir Fazlliç ka hedhur në gjyq Prokurorinë e Tiranës. Padia është konfirmuar për agjencinë NOA, nga burime zyrtare të Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës.
Sipas të dhënave, data e regjistrimit të padisë është 22 tetor 2008, me paditës Shoqërinë Croun Acquisition me përfaqësues Damir Fazliç dhe persona të tjerë.
Objekti i kësaj padie është kundërshtim i vendimit të Prokurorisë në lidhje vendimin për bllokimin e kapitalit të saj.
Burimet shtuan se këtë çështje do ta gjykojë, gjyqtari Artan Broci, cili do të vendosë nëse Prokuroria ka pasur të drejtë në kërkesën e saj.
c.a/NOA