E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pashkët, emigrantët ne radhë të gjata në Kakavijë

Pashkët Ortodokse sjellin emigrantët shqiptarë në atdhe. Dogana e Kakavijës sot ka patur një situatë të rënduar sa i përket fluksit të emigrantëve. Sot në mëngjes janë parë radhë të gjata me makina në drejtim të hyrjes. 

GJIROKASTER-Edhe këtë vit si cdo prag Pashkësh, situata në doganën e Kakavijës paraqitet e rënduar. Në prag të Pashkëve Ortodokse, emigrantët që kthehen në atdhe për të festuar përballen me radhë e gjata në sportele. Korrepondentë të Neës24 në Gjirokastër bëjnë të ditur se sot paradite në këtë pikë doganore janë krijuar radhë të gjata me emigrantë që presin të hyjnë në tokën shqiptare. Radha e gjatë me automjete ka zënë të katër korsitë e rrugës ndërkohë që pala greke dhe ajo shqiptare po punojnë me kapacitet të plotë. Pala shqiptare ka vënë në funksion 12 sportele. Nga Gjirokastra mësohet se fluksi është grumbulluar vetëm në pikat e hyrjes për në tokën shqiptare, kurse në dalje nuk ka dyndje. Nga të njëjtta burime mësohet se nga ora 12 e mesnatës deri sot në mëngjes në Shqipëri kanë hyrë 7500 shtetas dhe 1 400 automjete. Fluksi i emigrantëve që presin të hyjnë në atdhe pritet të vazhdojë më të njëjtin rimët dhe gjatë ditës së sotme.

Situata në pikat doganore shqiptare rëndohet vecanërisht në prag festash dhe sezon vere ku emigrantët që punojnë dhe jetojnë në Greqi prej vitesh kthehen në atdhe pikërisht në këto sezone. Fluks doganat paraqesin edhe në kthimin e emigrantëve në Greqi pas mbarimit të festave. Situata e ngjashme përsëritet cdo vit dhe nuk ka patur përmirësim as pas shumëfishimit të sporteleve në dogana.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›