Fazlliç, padi ndaj Bazes në Britani
Biznesmeni Damir Fazlliç deklaron se do të padisë kryeredaktorin dhe botuesin e gazetës “Tema”, Mero Bazen, “për shpifje dhe botim të qëllimshëm shpifjesh”. Lajmi u bë i ditur nga një deklaratë e vetë Fazlliç për mediat, ku njofton se “avokatët e mi në Mbretërinë e Bashkuar kanë ndërmarrë hapat e parë të nevojshëm ligjorë për të filluar kundër zotit Baze një procedim nga ana e Gjykatës së Lartë angleze për shpifje dhe botim të qëllimshëm shpifjesh”. Ndërkohë Baze ndodhet prej disa ditësh në një konflikt tjetër me qeverinë pas kërkesës së kësaj të fundit për prishjen e një kontrate qiraje, ku është vendosur shtypshkronja e tij dhe gazeta “Tema”.