E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fazllic, prokuroria i kunderpergjigjet ministrise

Prokuroria e Pergjithshme ka reaguar me ane te nje njoftimi per shtyp ne lidhje me hetimet ndaj shtetasit Damir Fazllic, duke cilesuar se regjistrimin e procedimit penal e kishte kryer ne daten 7 tetor te ketij viti, per akuzen e pastrimit te produkteve te vepres penale.

Organi i akuzes deklaron se kishte hapur hetimet nje dite me pare se biznesmeni Fazlliç te ndodhej në Tiranë. Sipas njoftimit, thuhet se, “prokuroret e çështjes pasi kane analizuar te dhënat, vendosën t’i bëjnë ftesë për paraqitje boshnjakut për të dhënë shpjegime rreth fakteve. Nderkohe qe Prokuroria e Tiranës, duke patur informacion se udhëtimi i Damir Fazlliç ishte regjistruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Aviacionit Civil, se udhetimi për tu larguar nga Shqipëria do të kryhej në orën 16:30, depozitoi dhe protokolloi në komisariatin e Policisë Rinas në orën 15:06 nëpërmjet oficerëve të  policisë gjyqësore, ftesën për paraqitje ne prokurori te tij. Nisur nga fakti se oficeri i policisë nuk kish mundur të kontaktonte me shefin e Komisariatit të Policisë së Rinasit për t’i komunikuar ftesën dhe duke marrë shkas se Fazlliç ishte nisur nga Tirana për në Rinas rreth orës 14.30, prokurorët komunikuan nëpërmjet telefonit me drejtuesin e Policisë Kufitare të Rinasit dhe shefin e Komisariatit për t’i bërë me dije ftesën dhe përmbajtjen e saj, të depozituar tashmë pranë zyrës së Komisariatit të Policisë Rinas”.


Sipas prokurorise, ky lloj komunikimi verbal  parashikohet edhe nga Kodi i Procedures Penale. Sipas prokurorise, Fazlliç u largua nga aeroporti 1orë përpara se sa ishte planifikuar largimi i tij. Nderkohe qe prokuroria po heton zbatimin e procedurave ligjore të policisë në shoqërimin e Fazlliç. Prokuroria nuk ka nxjerrë urdhër ndalimi per Fazlliç, por vetëm ftesë për paraqitje për të dhënë deklarime.


Nderkohe qe prokuroria ka sqaruar me ane te ketij njoftimi edhe kontrollin e njoftuar nga Minsitria e Drejtësisë, te premten pasdite. Sipas njoftimit te prokurorise prokuroret nuk ishin njoftuar per nje gje te tille. Nderkohe qe zyrtarisht urdhri i Ministrit të Drejtësisë eshte protokolluar vetem mengjesin e se shtunes, me objekt verifikimin e rregullshmërisë së rregjistrimit të veprave penale në Prokurorinë e Tiranës. Nderkohe qe prokuroria ka deklaruar se do t’i ktheje nje pergjigje zyrtare urdhrit te depozituar nga Ministria e Drejtësise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›