E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fazlliç, si u prangos sekseri i Berishës

Arrestohet biznesmeni
boshnjak Damir Fazlliç, i
cili është mjaft i njohur në
qarqet qeveritare shqiptare
dhe ato politike të vendeve të
Ballkanit. Serbo-boshnjaku është
vënë nën akuzë për shantazh financiar,
ndërsa është arrestuar dy
net më parë në Sarajevë, Bosnjë.
Pas tragjedisë së Gërdecit në Shqipëri,
emri i Fazlliçit u bë i ditur nga
disa media shqiptare edhe si
ndërmjetësi mes MEICO-s e Delijorgjit
nga njëra anë me shoqërinë
e Diverolit për tregtinë e fishekëve
në Afganistan. Fazlliç është i njohur
në vendin tonë edhe për lidhjet e
tij me qeverinë shqiptare, veçanërisht
me Partinë Demokratike. Gjatë
vitit 2005, Damir Fazlliç ishte ndërmjetësi
kryesor për lidhjen e kontratës
mes Partisë Demokratike
dhe kompanisë BG&R, e cila ishte
konsulentja zyrtare e kësaj partie
në fushatën elektorale. Pas fitores
së kësaj partie në zgjedhjet elektorale,
Fazlliç filloi të bëhej gjithnjë e
më shumë i pranishëm në Shqipëri
dhe sipas burimeve të medias, ai ka
qenë ndërmjetësi kryesor për të
sjellë në vendin tonë shumë firma,
të cilat janë marrë kryesisht në
fushën e ndërtimeve dhe të karburanteve.
Ai konsiderohej prej
kohësh si mjaft i dyshuar, për shkak
të bizneseve të shumta ndërmjetësuese,
ndërsa në Qendrën Kombëtare
të Regjistrimit në Tiranë
emri i tij figuron si ortak në disa aktivitete
private. Emri i tij është
shënuar në zyrat e Qendrës Kombëtare
të Regjistrimit (QKR) si
aksioner i firmës ROMPETROL
DISTRIBUTION ALBANIA, e cila
merret me tregti karburantesh me
shumicë dhe pakicë. Nën të njëjtin
emër, Fazlliç ka regjistruar edhe një
subjekt tjetër për shitjen karburanti.
Ndërsa shoqëria e tretë e regjistruar
prej tij është CROWN ACQUISITIONS,
e cila është e regjistruar
në vitin 2005. Shoqëria e katërt që
figuron në emrin e Fazlliç në QKR
është subjekti ALPHA.
Sipas mediave boshnjake dhe
serbe, Fazlliç ishte një person i
kërkuar dhe i hetuar në disa
vende. Ai njihej si person që kishte
vendosur lidhje të shumta me
botën e politikës dhe të biznesit jo
vetëm në Ballkan. Ndërkaq, edhe
shtypi serb e ka cilësuar atë si një
kontrabandist ndërkombëtar të
shumë aktiviteteve, duke nisur
nga cigaret e deri te trafiku i
armëve. Gjithashtu ai konsiderohet
si një nga të dyshuarit kryesorë
për urdhërimin e vrasjes së ishkryeministrit
serb, Gjingjiç. Sipas
mediave serbe, arrestimi i tij do të
pasohet edhe me arrestime të tjera.
Fazlliç ka qenë edhe në listën e të
akuzuarve të Hagës, por më pas u
lirua nga këto akuza.
Lajmi i arrestimit të Fazlliç është
publikuar dje nga radioja serbe B92
në Serbi. Sipas kësaj radioje, Fazlliç
është njëri ndër tre personat që u
arrestuan dy net më parë, në
kuadër të një operacioni të ndër-
marrë nga Policia Federale e Bosnjë-
Hercegovinës. "Mes 3 emrave të
arrestuar është dhe komandanti
mysliman në Sërbrenicë, Naser
Oriç, i cili akuzohet nga Gjykata
Ndërkombëtare e Hagës për krime
lufte", thotë B92. Më tej sqarohet se
Oriç është arrestuar për mashtrim
së bashku me Damir Fazlliç, një biznesmen
po në hetim për mashtrim,
ndërsa operacioni ishte urdhëruar
nga Prokuroria e Sarajevës.
Zëdhënësi i Prokurorisë së
Sarajevës nuk ka pranuar të japë
shumë detaje mbi personat, por
vetëm ka konfirmuar arrestimet.
Nga ana tjetër, media konfirmon
edhe dy arrestime të tjera, (bashkë
me Naser Oriç), njëri me emrin
Nedim Sahimpasiç dhe një person
tjetër i njohur me pseudonimin
"Switch", me kombësi serbe.
Tre të ndaluarit dyshohen për aktivitete
të ndryshme kriminale,
ku përfshihet edhe përgatitja e
disa qindra mijëra vulave zyrtare
të shtetit boshnjak. Duke iu referuar
medias serbe, Fazlliç, është
një biznesmen, emri i të cilit është
i lidhur me një numër skandalesh
jo vetëm në Bosnjë-Hercegovinë,
por edhe në Serbi e Kroaci
dhe Shqipëri. Ndërsa këshilltari
i Kryeministrit serb të vrarë, Zoran
Xhinxhiç, Vladimir Popoviç,
shpeshherë është shprehur se ka
dokumente të cilat e implikojnë
Fazlliç në një sërë aktivitetesh
kriminale në lidhjet e tij me të ashtuquajturën
"Mafia e duhanit".
Gjithashtu, Damir Fazlliç është
marrë në pyetje nga policia serbe
në lidhje me vrasjen e ish-kryeministrit
serb Zoran Gjingjiç. Ai ka
qenë një nga këshilltarët më të
afërt të Kryeministrit federal,
Ethem Biçakçiç, dhe ka luajtur një
rol të madh në privatizimin e fabrikave
të duhanit në Sarajevë dhe
Mostar. Numri i krimeve për të cilat
akuzohen tre të arrestuarit, është
ende i paqartë, por operacioni i nisur
të premten nuk ka mbaruar
ende dhe priten arrestime të tjera.

Media boshnjake: Ja përse po hetohet Fazlliç

Sipas gazetës "Nezavisne Novine", një e përditshme
e pavarur kjo, me qendër në Banja Lluka
të Bosnjës, Prokuroria kantonale e Sarajevës
po zhvillon dy hetime kundër Damir Fazlliç,
pronarit të firmës "European Finance" dhe konsulentit
financiar për shumë kompani, me dyshimin
për mashtrime financiare dhe shpërdorim. Këtë e
ka konfirmuar Branko Shlivar, kryeprokurori kantonal.
"E kemi në përpunim lëndën që ka të bëjë
me Damir Fazlliç, ndërkaq bëhet fjalë për rastet e
firmës ‘AC European Finance‘ dhe ‘Capital Investment
Menagment Corporation‘. Duke pasur parasysh
se në rastin e këtyre firmave bëhet fjalë për ato
fiktive, hetimet i kemi hapur kundër dy personave
fizikë, përkatësisht shtetas të Bosnjës dhe shtetasve
të Britanisë së Madhe, për shkak të veprës penale
të mashtrimit", thuhet në deklaratën me shkrim
të kryeprokurorit kantonal. Sipas rezultateve
të deritanishme të hetimeve, Damir Fazlliç në emër
të "European Finance" nga Sarajeva ka marrë nga
Enti Federal për Punësim që në vitin 1999, 25 000
KM (konvertibilna marka është monedha e Bosnjës,
1 euro = KM 1.95583), ndihmë për ndërtimin e
hotelit "Rogner" në Sarajevë. "Ky hotel duhej të
ndërtohej nga një kompani austriake, kurse Damir
Fazlliç, në cilësinë e konsulentit, duhej të merrte
pjesë në të gjitha punimet. Fazlliç duhej të ndihmonte
për punësimin në këtë hotel të 100 punëtorëve.
Hoteli nuk u ndërtua asnjëherë, punëtorët nuk u
punësuan, kurse Enti Federal i Punësimit 25 000
KM i shndërroi në një hua pa kthim për Damir Fazlliç",
thuhet në raportin e prokurorisë kantonale të
Sarajevës. Në rastin tjetër, Fazlliç, në cilësinë e përfaqësuesit
të kompanisë amerikane "Capital Investment
Menagment Corporation", kishte marrë
250 000 dollarë amerikanë nga fabrika e duhanit
në Sarajevë për shërbime konsulente në përgatitjen
e tenderit për shitje të kësaj fabrike. "Fabrika
e duhanit në Sarajevë dy herë i ka paguar kësaj
firme 250 000 dollarë amerikanë, por shërbimet e
porositura nuk janë kryer asnjëherë e as që është
lidhur kontratë. Kjo fabrikë që në vitin 2002 ka
parashtruar padi për kthimin e të hollave", thuhet
në raportin e hetimit të Prokurorisë kantonale të
Sarajevës. Në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria e
Sarajevës po verifikon edhe lidhjet e Damir Fazlliç
me Hrvoje Petraç, një biznesmen nga Kroacia, i
dënuar për pengmarrje, i dyshuar për lidhje me të
akuzuarin e Hagës, Ante Gotovina. Mediat kroate
publikuan para dhjetë ditësh pjesë nga ditari privat
i Hrvoje Petraç, në të cilin përmenden bashkëpunimet
e tij me Damir Fazlliç. Sipas të dhënave
të gjykatës kantonale në Sarajevë, Petraç dhe Fazlliç
kanë formuar një firmë të përbashkët "Sarajevë
P&F Trade", e cila pas disa muajsh ekzistence
ishte zhdukur. "Gjatë ditëve të shkuara u përpoqëm
të bisedonim edhe me Damir Fazlliç, por firmat,
pronar ose përfaqësues i të cilave ai është,
nuk kanë numra të regjistruar telefonash, ashtu
si edhe vetë Fazlliç. Në banesën e tij në lagjen ‘Vishnjik‘
të Sarajevës, që është selia e firmës ‘European
Finance‘, por edhe vendbanim i Damir Fazlliç,
gjatë ditëve të shkuara nuk ka pasur njeri", shkruajnë
mediat boshnjake.

Kush është Damir Fazlliç dhe roli i tij në Shqipëri

Damir Fazlliç, njeriu që vitet e fundit ka qenë një bashkëpunëtor i ngushtë
i Kryeministrit shqiptar dhe autor i ardhjes së firmës lobiste BG&R dhe
këshilltarit amerikan Tom Ridge, rezulton me një dosje shumë voluminoze të
bashkëpunimeve të tij me personazhe të njohur të botës së krimit. Mediat më
serioze të Bosnjë-Hercegovinës kanë raportuar lidhur me aktivitetin në vite të
zotit Fazlliç, ndërsa ai spikat në një lidhje shumë serioze me bazë Beogradin.
Sipas mediave boshnjake, "Dani" dhe "Slobodna Bosnia", Fazlliç së bashku
me ish-ministrin e Mbrojtjes të Bosnjës, Hasan Çengiç, janë marrë në pyetje
pas të dhënave se ata mund të kishin fshehur vrasësin (Milorad Ulemek,
Legija) e Kryeministrit serb, Zoran Xhinxhiç. "Autoritetet serbe i kërkuan zyrtarëve
boshnjakë që të merrnin në pyetje Hasan Çengiç dhe Damir Fazlliç
lidhur me dijeninë që ata mund të kishin për vendndodhjen e komandant
Legijës. Autoritetet serbe kishin të dhëna se Legija fshihej në Bosnjë pas
atentatit që ai i organizoi Kryeministrit serb, ndërsa shtetasit boshnjak, Damir
Fazlliç, iu gjetën në telefon numri i komandantit të kërkuar, Legija, por edhe
numri i vetë Kryeministrit të vrarë", raportonin gazetat boshnjake në vitin 2003.

Klani i Zemunit

Autoritetet serbe ishin të sigurta se Fazlliç mund të kishte gisht në fshehjen
e komandantit Legija, duke qenë se ai kishte një marrëdhënie shumë të
ngushtë me të. "Kur Fazlliç mendoi të ndërhynte në privatizimin e një fabrike
duhani në Serbi, bosi serb i cigareve në Ballkan, Stanko Subotiç, i acaroi
shumë marrëdhëniet me Fazlliç. I frikësuar Fazlliç i kërkoi ndihmë komandantit
Legija, i cili ndërhyri dhe e zgjidhi problemin mes tyre", shkruanin asokohe
gazetat boshnjake, të cilat iu referoheshin burimeve policore. Në vitin 2003,
shefi i policisë sekrete të Bosnjës, Almir Dzhuvo, në një raport konfidencial (që
më pas u botua në mediat boshnjake), pretendonte se Fazlliç kishte lidhje të
fuqishme me klanin e Zemunit (rrethi i biznesmenëve dhe ushtarakëve që
rrethonin Millosheviçin), ndërsa katër vite më vonë (2007), duket se Fazlliç i
zgjidhi problemet e veta, pasi biznesmeni serb, Vojin Lazareviç, konfirmoi
takimin që kishte bërë me Fazlliç, si dhe me shefin e policisë sekrete dhe personazhe të tjerë, ku ishte folur për armët dhe investimet në energjetikë.

E kaluara e "sekserit të Ballkanit"

Damir Fazlliç është lindur në vitin 1975 në Vishegrad. Sipas gazetës "Slobodna
Bosnia", në vitet ‘90 ai emigroi me familjen në Londër, ku u vu në
kontakt më pas edhe me Xhorxh Barsbi-n, një agjent londinez i MI6-ës, i cili më
pas u vendos në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Beograd. Sipas
kësaj gazete, Fazlliç i shfrytëzoi lidhjet e tij angleze për të fituar miqësinë e
njerëzve të pushtetshëm në Beograd si Vuk Jeremiç apo Boris Tadiç. "Një prej
arritjeve të tij të para si një përkthyes në moshë të re, ishte shitja e Telekomit serb
dhe e kompanisë NATWEST, ndërsa negociatat u kryesuan nga ish-sekretari
anglez për Marrëdhëniet me Jashtë, Dagllas Hërd. Aktualisht, Fazlliç është në
Bosnjë-Hercegovinë dhe është lidhur fuqishëm si ndërmjetës për tregtinë e
armëve", shkruante"SlobodnaBosnia" nëvitin2005. Mëtejkjogazetëkaparaqitur
edhe të dhëna të tjera lidhur me një numër të madh operacionesh financiare,
ku Fazlliç ka lënë gjurmët e tij. Tregtia e armëve dhe privatizimet duket se kanë
qenë "pjata e preferuar" e tij, ndërsa "Slobodna Bosnia" shkruan se, "sipas disa
burimeveaiështënjëndërnjerëzitmëtëkorruptuarmemëshumëlidhjedhenga
më intrigantët në Ballkan". Kjo gazetë thekson dhe aktin se Damir Fazlliç ka një
lidhje të trashëguar miqësie familjare me Jovica Stanisiç. "Damir kishte‘rekomandime të mira‘ nga Stanisiç si pasojë e miqësisë së hershme mes Stanisiç dhe së ëmës së Fazlliç, Jovanka", shkruan"SlobodnaBosnia", ecilaedhenjëherënxjerr në pah lidhjet e fuqishme të Damir Fazlliç me klanin e Millosheviçit, duke qenë se Stanisiç ishte numri 2 i pushtetit të kohës së Millosheviçit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›