Hetimi për Gërdecin shtyhet edhe për 6 muaj
Gjykata e Tiranës ka shtyrë edhe
për gjashtë muaj të tjerë hetimet
për dosjen "Gërdeci". Gjatë
vlerësimit të një tjetër mase arresti
për Mihal Delijorgjin, Ylli Pinarin dhe
Dritan Minxollin, dje gjyqtari i çështjes ka
pranuar kërkesën e prokurorisë për shtyrjen
e afatit të hetimit, ndërsa të pandehurit
do të qëndrojnë në masën e arrestit
"me burg". Gjatë seancës së djeshme,
avokatët mbrojtës kërkuan që për klientët
e tyre Pinari, Delijorgji dhe Minxolli, të
cilët nuk u paraqitën në gjykatë, të mos
merrej parasysh kërkesa e organit të
akuzës për ndryshimin e akuzës dhe vendosjen
e një mase sigurie shtesë. Por organi
i prokurorisë, ku përfaqësues ishte
Sokol Stojani, këmbënguli se tre të akuzuarit
duhet të qëndronin në burg me një
masë tjetër, nën akuzën e "vrasjes masive". Akuza e re u ngrit nga Prokuroria e
Përgjithshme 4 muaj pas tragjedisë së 15
marsit, por në gjykatë shkoi vetëm dje.
Fillimisht, Pinari, Delijorgji dhe Minxolli u
akuzuan për veprën penale të "shkeljes së
rregullave për përpunimin e lëndëve
plasëse, djegëse dhe radioaktive". Por
katër muaj pas ngjarjes tragjike të 15 marsit,
ku humbën jetën 26 persona, prokuroria
ngriti ndaj tyre edhe një akuzë tjetër
tejet të rëndë, atë të vrasjes së më shumë
se dy personave. Në këtë moment lindi
nevoja e vendosjes së një mase të re sigurie
ndaj tre të akuzuarve. Prokuroria e
Përgjithshme iu drejtua Gjykatës së Lartë,
por kjo e fundit, pak ditë më parë, vlerësoi
se nuk ishte në kompetencën e saj
shqyrtimi i kësaj kërkese, duke e deleguar
kështu çështjen për shqyrtim, në
Gjykatën e Shkallës së Parë, Tiranë. Dje
kjo gjykatë mori në shqyrtim dhe vendosi
për kërkesën e Prokurorisë së
Përgjithshme. Ylli Pinari, Mihal Delijorgji
dhe Dritan Minxolli u vunë në pranga tri
ditë pas tragjedisë së Gërdecit, ku nga
shpërthimi i fabrikës së demontimit të
municioneve luftarake humbën jetën 26
persona, u plagosën 300 të tjerë, si dhe u
shkaktuan dëme të mëdha materiale.