Van Gal ve rregulla tek Bajerni: Disipline, ose ne stol!
Luis van Gal erdhi tek Bajerni i Mynihut, sepse bavarezet ishin duke pare per nje "mesues futbolli", ose per dike qe do ta largonte sa me shpejt ekipin nga eksperimentet e vitit te kaluar te trajnerit, Jurgen Klinsman. Ne stervitjen e tij novatore dhe me metodat e stervitjes, si dhe statusin qe ka si trajner, e solli klubin pas ne baze. Jo shume larg, puna e tij duket e mire. Por qe nga koha kur Van Gal nenshkroi kontraten dhe mori drejtimin Bajernit te Mynihut, papritur firmosen edhe disa lojtare te tjere cilesore, duke perforcuar skuadren. Sulmues si Ivica Olic, Mario Gomez dhe mesfushori Anatoli Timoshuk jane disa nga blerjet e bavarezeve. E vecanta e merkatos se Bajernit te Mynihut, eshte se cmimi i lojtareve te blere, nuk eshte mesuar asnjehere. Por disa fakte tregojne se Timoshuk vlejti rreth 14 milione euro. "Kapiteni i ekipit tim do te luaje shume shpejt", - theksoi Van Gal, i cili e la ne stol gjate ndeshjes se pare, duke aktivizuar ne kete menyre futbollin ukrainas, ne rolin e tij. Ndeshja e pare e Van Galit ne bundeslige, nuk la ndonje shije te mire. Toni deshiron qe te jete sulmues protagonist, si e vetmja mundesi per te marre pjese ne finalet e Kupes se Botes, me Italine e Lipit, pasi konkurrenca per nje vend tek te kaltrit shihet e larte. Demikelis synon qe te shmange dobesite e edicionit te fundit, qe do te thote se paraqitja e mire e tijk do ta riktheje serish ne qender te vemendjes. Sakaq Timoshuk nuk i duket e mire ideja qe te qendroje ne stolin e rezervave. Ai deshiron qe te luaje sa me gjate dhe kjo, do te varet nga javet e tjera. Nese ndonje e njeh mire Van Galin, e di se ai eshte i rrepte. Van Gal per nje thyerje disiplinore e largon nga ekipi, qofte lojtarin me te mire, ose e le ate ne stol. Ai drejtoi disa vite me pare Ajaksin e Amsterdamit dhe arriti suksesin me te madh te klubi, qe prej kohes se Krujfit. Van Gal largoi te gjithe lojtaret, ne shenje pakenaqesie dhe mori te rinj te talentuar qe brenda dy viteve i siguruan "Champions". Ai mbetet i palekundur, per sa i perket anes disiplinore. Van Gal deshtoi me Barcelonen ne fillim te '90, ne kompeticionet e rendesishme evropiane. Por ai u rikthye me sukses ne Holande, ku nje vit me pare siguroi titullin kampion ne stolin e Az Alkmarit, teksa drejtoi nje grup lojtaresh te panjohur ne arenen nderkombetare. Bajerni po vuan mungesen e disa personaliteteve ne fushen e lojes. Riberi, van Bomel, Timoshuk, Toni dhe Klose nuk ishin pjese e skuadres ne ndeshjen e pare dhe kjo eshte shpjeguar si arsyeja kryesore, pse bavarezeve iu mungoi fitorja.