Fed në prag të uljes së përqindjes së interesit
Bursat botërore janë në
pritje të një uljeje të
mundshme të përqindjes
së interesit nga Banka
Qendrore Amerikane. Kjo pritje
ka bërë që dollari të jetë i dobët.
Wall Street ishte në kërkim të
disa fitimeve modeste pas
rritjes 10% të indeksit Dow
Jones. Rezerva Federale pritet
që të marrë vendimin për uljen
e normës së interesit për të
nëntën herë, që nga shtatori i
vitit 2007. Kjo do të thotë që shkalla
mund të ulet në 1%. Investitorët
presin që një hap i tillë
mund të pasohet nga të tjera
banka qendrore në botë. Dje
Kina njoftoi të njëjtën masë dhe
të tjera banka janë në ato ujëra,
për shkak të përkeqësimit të situatës
ekonomike dhe trazirave
të tregut. Të njëjtin hap pritet të
marrë edhe Banka e Japonisë.
Banka e Britanisë së Madhe dhe
Banka Qendrore Evropiane
priten të dyja që të ulin koston
e huave në fillim të javës së
ardhshme. Por është ende e
paqartë se cili do të jetë ndikimi
ekonomik i kësaj mase, nëse
ajo do të ndërmerret nga disa
banka njëherazi, veçanërisht që
kur parashikimet për tregun e
punës në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës parathonë një shkurtim
të vendeve të punës deri
në 180 mijë vende. Sipas disa
analistëve, Fed nuk ka edhe
shumë mundësi për ta ulur më
tepër përqindjen e interesit, por
ka ende shpresë për ta lehtësuar
situatën. Ndoshta një gjë e tillë
do të ketë një ndikim të mirë në
treg. Gjatë ditës së djeshme,
dollari ishte më i dobët në krahasim
me jenin japonez, i cili
fitoi pikë pas një humbjeje të
madhe, madje më të madhes
ndaj dollarit dy ditë më parë.
Aksionet në tregjet evropiane
dhe britanike janë rritur
ndjeshëm nga vendimi i
mundshëm i uljes së përqindjes
së interesit. Mbledhja
e shefave të Rezervës Federale
ka dy ditë që po zhvillohet dhe
pritet që në përfundim të së
mërkurës ata të kenë dalë me
një vendim. Shefi i bankës, Ben
Bernanke, ka deklaruar së fundi
se dobësia ekonomike që ka
përfshirë të gjithë sektorët ka të
ngjarë që të vazhdojë edhe
vitin e ardhshëm, pavarësisht
uljeve të përqindjes së interesit,
ose veprimeve të tjera të
ndërmarra nga banka, apo
Thesari amerikan. Një javë më
parë, Bernanke nxiti Kongresin
Amerikan për të marrë në
konsideratë një plan të ri stimulues
për ekonominë. Hera e
fundit që Fed ka kryer një ulje
të përqindjes në masën 1% ka
qenë qershori i vitit 2003. Uljet
e përqindjeve janë një nga
opsionet kryesore që përdorin
bankat qendrore dhe ato përdoren
për të rifuqizuar ekonominë.
Ulja e përqindjes do të
thotë kredi më të lira, ku biznesi
furnizohet më shumë me
para dhe rivihet në punë mekanizmi
ekonomik. Sipas disa
ekonomistëve, një tjetër ulje e
përqindjeve të interesit mund
të mos ketë efektin që pret Fed
në krizë. Aktualisht, çështja nuk
qëndron te kostoja e parave të
Fed, por mosqarkullimi i parave
ekzistuese. Edhe vetë zëvendësi
i Beb Bernanket ka deklaruar
se në një situatë krize të
përgjithshme efekti i uljes së
përqindjes së interesit nuk është
ai që ka qenë në kohë krizash
më të vogla. Por frika dhe
paqartësia e tregjeve sot është
aq e madhe, saqë Fed nuk
mund t‘i lejojë vetës që të mos
ndërhyjë në mënyrat tradicionale
të daljes nga kriza, pavarësisht
mosefektshmërisë së tyre
pritje të një uljeje të
mundshme të përqindjes
së interesit nga Banka
Qendrore Amerikane. Kjo pritje
ka bërë që dollari të jetë i dobët.
Wall Street ishte në kërkim të
disa fitimeve modeste pas
rritjes 10% të indeksit Dow
Jones. Rezerva Federale pritet
që të marrë vendimin për uljen
e normës së interesit për të
nëntën herë, që nga shtatori i
vitit 2007. Kjo do të thotë që shkalla
mund të ulet në 1%. Investitorët
presin që një hap i tillë
mund të pasohet nga të tjera
banka qendrore në botë. Dje
Kina njoftoi të njëjtën masë dhe
të tjera banka janë në ato ujëra,
për shkak të përkeqësimit të situatës
ekonomike dhe trazirave
të tregut. Të njëjtin hap pritet të
marrë edhe Banka e Japonisë.
Banka e Britanisë së Madhe dhe
Banka Qendrore Evropiane
priten të dyja që të ulin koston
e huave në fillim të javës së
ardhshme. Por është ende e
paqartë se cili do të jetë ndikimi
ekonomik i kësaj mase, nëse
ajo do të ndërmerret nga disa
banka njëherazi, veçanërisht që
kur parashikimet për tregun e
punës në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës parathonë një shkurtim
të vendeve të punës deri
në 180 mijë vende. Sipas disa
analistëve, Fed nuk ka edhe
shumë mundësi për ta ulur më
tepër përqindjen e interesit, por
ka ende shpresë për ta lehtësuar
situatën. Ndoshta një gjë e tillë
do të ketë një ndikim të mirë në
treg. Gjatë ditës së djeshme,
dollari ishte më i dobët në krahasim
me jenin japonez, i cili
fitoi pikë pas një humbjeje të
madhe, madje më të madhes
ndaj dollarit dy ditë më parë.
Aksionet në tregjet evropiane
dhe britanike janë rritur
ndjeshëm nga vendimi i
mundshëm i uljes së përqindjes
së interesit. Mbledhja
e shefave të Rezervës Federale
ka dy ditë që po zhvillohet dhe
pritet që në përfundim të së
mërkurës ata të kenë dalë me
një vendim. Shefi i bankës, Ben
Bernanke, ka deklaruar së fundi
se dobësia ekonomike që ka
përfshirë të gjithë sektorët ka të
ngjarë që të vazhdojë edhe
vitin e ardhshëm, pavarësisht
uljeve të përqindjes së interesit,
ose veprimeve të tjera të
ndërmarra nga banka, apo
Thesari amerikan. Një javë më
parë, Bernanke nxiti Kongresin
Amerikan për të marrë në
konsideratë një plan të ri stimulues
për ekonominë. Hera e
fundit që Fed ka kryer një ulje
të përqindjes në masën 1% ka
qenë qershori i vitit 2003. Uljet
e përqindjeve janë një nga
opsionet kryesore që përdorin
bankat qendrore dhe ato përdoren
për të rifuqizuar ekonominë.
Ulja e përqindjes do të
thotë kredi më të lira, ku biznesi
furnizohet më shumë me
para dhe rivihet në punë mekanizmi
ekonomik. Sipas disa
ekonomistëve, një tjetër ulje e
përqindjeve të interesit mund
të mos ketë efektin që pret Fed
në krizë. Aktualisht, çështja nuk
qëndron te kostoja e parave të
Fed, por mosqarkullimi i parave
ekzistuese. Edhe vetë zëvendësi
i Beb Bernanket ka deklaruar
se në një situatë krize të
përgjithshme efekti i uljes së
përqindjes së interesit nuk është
ai që ka qenë në kohë krizash
më të vogla. Por frika dhe
paqartësia e tregjeve sot është
aq e madhe, saqë Fed nuk
mund t‘i lejojë vetës që të mos
ndërhyjë në mënyrat tradicionale
të daljes nga kriza, pavarësisht
mosefektshmërisë së tyre