Pranga policit rrugor, detyroi një qytetar t‘i japë 4 mijë lekë
Një oficer i policisë rrugore
ka përfunduar në prangat
e SHKB-së, pasi akuzohet
për korrupsion. Bujar Meta akuzohet
se ka detyruar një qytetar
t‘i japë ryshfet, kundrejt ridhënies
së lejes së qarkullimit, të cilën ia
kishte bllokuar, por nuk e kishte
raportuar. Por, qytetari është paraqitur
në Drejtorinë e Shërbimit
të Kontrollit të Brendshëm, duke e
denoncuar punonjësin e policisë,
i cili është arrestuar nën akuzën e
korrupsionit pasiv. Burimet nga
grupi hetimor i SHKB-së bënë të
ditur se zanafilla e kësaj ngjarjeje
ka filluar gjashtë ditë më parë.
Pikërisht më datë 23 të këtij muaji,
Kristian Velço ka qenë duke
udhëtuar me mjetin e tij, kur është
ndaluar nga punonjësi i Komisariatit
të Policisë Rrugore, Bujar
Meta, 44 vjeç. Ngjarja ka ndodhur
pikërisht në rrugën e Kamzës, në
afërsi të kryqëzimit të Valiasit.
Punonjësi i policisë i ka kontrolluar
dokumentacionin dhe i ka
bllokuar lejen e qarkullimit për
parregullsi. Pas këtij akti, punonjësi
i policisë nuk ka vepruar siç e parashikon
ligji, për të raportuar këtë
veprim në Komisariatin e Policisë
Rrugore në Tiranë. I dëmtuari Velço
është paraqitur në komisariat për
t‘u vënë në dijeni se sa ishte gjoba,
por nuk ka gjetur asnjë të dhënë.
Në këto kushte, ai ka takuar sërish
punonjësin e policisë, i cili i ka
kërkuar para kundrejt dhënies së
lejes së qarkullimit. I vendosur në
këto kushte, Kristian Velço i është
drejtuar Drejtorisë së Shërbimit
të Kontrollit të Brendshëm, ku ka
denoncuar këtë shkelje. Menjëherë
SHKB-ja i ka dhënë Velços 4 mijë
lekë, të cilat i kishte fotokopjuar
dhe kishte regjistruar numrat e
serisë së tyre. Dy ditë më parë,
rreth orës 17.00, në afërsi të vendit
të quajtur Ura e Institutit, pranë një
karburanti në Tiranë, i dëmtuari
ka takuar punonjësin e policisë,
i cili punonte si autopatrullë linjash.
Të dy bashkë kanë hyrë në
makinë dhe aty kanë shkëmbyer
paratë me lejen e qarkullimit. Më
pas, Velço është larguar, ndërkohë
që e gjithë skena mbikëqyrej nga
agjentët e SHKB-së. Pas pak momentesh,
SHKB-ja ka ndërhyrë
dhe ka prangosur punonjësin e
policisë, i cili ka tentuar të justifikojë
paratë. Megjithatë, provat
e mbledhura ndaj tij nuk e kanë
ndihmuar të shpëtojë nga arrestimi.
Nën akuzën e korrupsionit, dy
ditë më parë u arrestua edhe një
zyrtar i Ministrisë së Brendshme.
Sipas informacioneve, rreth orës
18.00 të së martës, u arrestua në
flagrancë Shefik Zyber Gjata, 54
vjeç, banues në Tiranë, me arsim
të lartë, specialist i prokurimeve
në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë
së Brendshme në Durrës,
sepse për shkak të funksionit, i ka
kërkuar 120 mijë lekë administratorit
të subjektit privat, që kryente
punimet e rikonstruksionit të
godinës.
ka përfunduar në prangat
e SHKB-së, pasi akuzohet
për korrupsion. Bujar Meta akuzohet
se ka detyruar një qytetar
t‘i japë ryshfet, kundrejt ridhënies
së lejes së qarkullimit, të cilën ia
kishte bllokuar, por nuk e kishte
raportuar. Por, qytetari është paraqitur
në Drejtorinë e Shërbimit
të Kontrollit të Brendshëm, duke e
denoncuar punonjësin e policisë,
i cili është arrestuar nën akuzën e
korrupsionit pasiv. Burimet nga
grupi hetimor i SHKB-së bënë të
ditur se zanafilla e kësaj ngjarjeje
ka filluar gjashtë ditë më parë.
Pikërisht më datë 23 të këtij muaji,
Kristian Velço ka qenë duke
udhëtuar me mjetin e tij, kur është
ndaluar nga punonjësi i Komisariatit
të Policisë Rrugore, Bujar
Meta, 44 vjeç. Ngjarja ka ndodhur
pikërisht në rrugën e Kamzës, në
afërsi të kryqëzimit të Valiasit.
Punonjësi i policisë i ka kontrolluar
dokumentacionin dhe i ka
bllokuar lejen e qarkullimit për
parregullsi. Pas këtij akti, punonjësi
i policisë nuk ka vepruar siç e parashikon
ligji, për të raportuar këtë
veprim në Komisariatin e Policisë
Rrugore në Tiranë. I dëmtuari Velço
është paraqitur në komisariat për
t‘u vënë në dijeni se sa ishte gjoba,
por nuk ka gjetur asnjë të dhënë.
Në këto kushte, ai ka takuar sërish
punonjësin e policisë, i cili i ka
kërkuar para kundrejt dhënies së
lejes së qarkullimit. I vendosur në
këto kushte, Kristian Velço i është
drejtuar Drejtorisë së Shërbimit
të Kontrollit të Brendshëm, ku ka
denoncuar këtë shkelje. Menjëherë
SHKB-ja i ka dhënë Velços 4 mijë
lekë, të cilat i kishte fotokopjuar
dhe kishte regjistruar numrat e
serisë së tyre. Dy ditë më parë,
rreth orës 17.00, në afërsi të vendit
të quajtur Ura e Institutit, pranë një
karburanti në Tiranë, i dëmtuari
ka takuar punonjësin e policisë,
i cili punonte si autopatrullë linjash.
Të dy bashkë kanë hyrë në
makinë dhe aty kanë shkëmbyer
paratë me lejen e qarkullimit. Më
pas, Velço është larguar, ndërkohë
që e gjithë skena mbikëqyrej nga
agjentët e SHKB-së. Pas pak momentesh,
SHKB-ja ka ndërhyrë
dhe ka prangosur punonjësin e
policisë, i cili ka tentuar të justifikojë
paratë. Megjithatë, provat
e mbledhura ndaj tij nuk e kanë
ndihmuar të shpëtojë nga arrestimi.
Nën akuzën e korrupsionit, dy
ditë më parë u arrestua edhe një
zyrtar i Ministrisë së Brendshme.
Sipas informacioneve, rreth orës
18.00 të së martës, u arrestua në
flagrancë Shefik Zyber Gjata, 54
vjeç, banues në Tiranë, me arsim
të lartë, specialist i prokurimeve
në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë
së Brendshme në Durrës,
sepse për shkak të funksionit, i ka
kërkuar 120 mijë lekë administratorit
të subjektit privat, që kryente
punimet e rikonstruksionit të
godinës.