Kumbaro fshihej në Londër me një paraqitje si Karaxhiç
Ilir Kumbaro, ish-oficeri i
lartë i SHIK-ut, i vënë nën
akuzë për rrëmbimin e Remzi
Hoxhës, fshihej në Londër,
pasi kishte lënë një mjekër të
gjatë, të njëjtë me atë të Radovan
Karaxhiçit. Paraqitja e re e
Kumbaros është parë për të parën
herë, në 13 vitet e fundit, dje në
gjykatën londineze, kur ai është
përballur me gjykatësen Daphine
Wickham, e cila do të shqyrtojë
kërkesën e ekstradimit kërkuar
nga shteti shqiptar. Kumbaro, 54
vjeç, ka dëgjuar me qetësi zhvillimin
e kësaj seance, por tek ai
dallohej qartë ankthi dhe stresi
ku e ka futur përballja fillimisht
me drejtësinë britanike dhe një
tjetër përplasje e mundshme
me atë shqiptare në muajt në
vazhdim.
Procesi
Për të dytën herë brenda një
muaji, Ilir Kumbaro ka dalë përpara
një gjykate "City of Westmister
Magistrate Court", duke
ngulmuar se ai quhet Shaqa
Shatri dhe se arrestimi tij është
ngatërrim identiteti. Ky problem
e ka futur këtë proces ekstradimi
në një ngërç të vërtetë, duke e
vonuar marrjen në shqyrtim të
kërkesës së drejtësisë shqiptare
për ta ekstraduar. Qëllimi i seancës
së djeshme gjyqësore, ishte
shqyrtimi i provave nga gjykata
për të përcaktuar zyrtarisht, se
personi i arrestuar, mbi të cilin
rëndojnë gjashtë akuza për
rrëmbimin e biznesmenit Remzi
Hoxha, është Ilir Kumbaro. Në
fillim të seancës gjyqësore, kur
u pyet se si quhej, ai u përgjigj,
duke thënë Shaqa Shatri i datëlindjes
15 prill 1945. I veshur me
një pulovër jeshile, xhaketë gri,
pantallona të zeza, ish-drejtuesi
i lartë i SHIK-ut ka dëgjuar pa
ndihmën e ndonjë përkthyesi
argumentet e paraqitura nga avokati
mbrojtës. Si për koincidencë,
edhe Kumbaro, njësoj si Radovan
Karaxhiçi, kishte lënë një mjekër
të gjatë për të ndryshuar sadopak
paraqitjen nga ajo e para 11 viteve
kur kërkoi azil politik. Një foto e
asaj kohe ka shërbyer fillimisht si
i vetmi mjet identifikimi për
Interpol Tiranën, që ka koordinuar
nga afër procesin e arrestimit
me skuadrën e ekstradimeve në
"Scotland Yard". Claire Dobbin,
e cila përfaqëson shtetin shqiptar
në këtë proces ekstradimi, i
ka treguar gjykatës mekanizmin
e përdorur në identifikimin e
personit të arrestuar, në bazë të
një fletë arresti ndërkombëtar,
duke siguruar gjykatën se ai ishte
Ilir Kumbaro. Prokurorja Dobbin
tha se në momentin e arrestimit,
në shtëpinë e Kumbaros ishte
një grua, e cila, sipas fotografive
që dispononte policia shqiptare,
pasi janë krahasuar ka rezultuar
se ajo është bashkëshortja e të
arrestuarit. Kjo është e vetmja
provë që ajo ka paraqitur gjatë
seancës së sotme, në mungesë
të shenjave të gishtave, që mund
të shërbenin për një identifikim
të shpejtë. Prokurorja shtoi se
nëse vërtetohet që ajo është
bashkëshortja e Ilir Kumbaros
dhe ka mashtruar në fitimin e
lejes së qëndrimit në Britaninë
e Madhe (Indefinite Live to Remain),
atëherë, sipas ligjit, ajo
do të përballet me drejtësinë.
Në seancën e djeshme u mësua
se gjatë kontrollit në banesën
ku fshihej Kumbaro në lagjen
Fulham janë gjetur edhe disa
dokumente që i përkisnin djalit
të Kumbaros, i cili quhet Ervin
Kumbaro. Ajo nuk dha detaje
nëse edhe Ervini kishte kërkuar
azil me identitet të rremë, por
i tregoi gjykatëses një sërë dokumentesh
që i përkisnin atij.
Gjykatësja Daphine Wickham
ka shprehur çudi se si është e
mundur që një ish-oficeri të lartë
të Shërbimit Sekret Shqiptar nuk i
janë marrë shenjat e gishtave kur
ai është punësuar në këtë shërbim,
siç ndodh në të gjitha vendet
e botës. Ajo ka pyetur prokuroren
Dobbin, e cila është vënë në një
pozitë të vështirë, duke mos pasur
përgjigje. Avokati mbrojtës i
zotit Kumbaro i tha gjykatës se
do të kërkojë që gruaja, e cila
ishte prezente në momentin e
arrestimit të klientit që përfaqëson,
të vijë e të japë dëshmi në
gjykatë, pasi ajo mohon të jetë
bashkëshortja e Ilir Kumbaros.
Po ashtu, avokati kërkoi shtyrjen
e seancës së identifikimit, pasi
ende nuk e kishte marrë dosjen
me dokumente nga Home Office,
ku janë shënuar të dhënat e
kërkesës për azil nga Kumbaro
në vitin 1996. Gjykatësja Wickham,
përballë kësaj situate, nuk
ka mundur të marrë një vendim
nëse personi përballë saj në
gjykatë ishte pikërisht i kërkuari
nga Interpol Tirana, Ilir Kumbaro.
Ajo i tha zotit Kumbaro se duhet
të vazhdojë së qëndruari në
paraburgim deri më 26 nëntor,
datë në të cilën do të paraqitet
në gjykatë përmes video-linkut,
për t‘u njoftuar rreth progresit
të arritur në gjetjen e provave të
reja. Ndërkohë, në mesditën e
datës 1 dhjetor do të zhvillohet
seanca tjetër gjyqësore, ku palët
në këtë proces do të parashtrojnë
edhe njëherë argumentet e tyre
në lidhje me identitetin e tij.
Azili: Kumbaro,
shtetas britanik
Çështja e azilit të Ilir Kumbaros
mbetet një tjetër komplikacion
në këtë proces ekstradimi, pasi
figurojnë dy persona me emrin
Shaqa Shatri që kanë kërkuar azil.
Njëri prej tyre si shtetas çek. Prokuroria
britanike ka siguruar një
sërë dokumentesh, që tregojnë
se Ilir Kumbaro, në momentin
e paraqitjes në Portin e Doverit
ka paraqitur një kartë identiteti
jugosllave, duke kërkuar azil si
shtetas jugosllav nga Kosova. Gjatë
marrjes në pyetje nga oficerët e
emigracionit, në mënyrë perfekte
ai u është përgjigjur 100 pyetjeve
për vendlindjen e deklaruar në
Kosovë.
Në nëntor të vitit 1998, atij i
është garantuar leja e qëndrimit
(Indefinite Live to Remain). Dy
vite më vonë, nën emrin Shaqa
Shatri, Ilir Kumbaro ka fituar qytetarinë
britanike. Pikërisht fitimi
i qytetarisë dhe më pas pajisja
me një pasaportë britanike janë
përdorur nga ai për të udhëtuar
drejt Tiranës e për të marrë pjesë
në funeralin e babait në vitin 2000.
Edhe bashkëshortja me të birin
kanë mundur të përfitojnë statusin
e azilantit politik në Angli.
lartë i SHIK-ut, i vënë nën
akuzë për rrëmbimin e Remzi
Hoxhës, fshihej në Londër,
pasi kishte lënë një mjekër të
gjatë, të njëjtë me atë të Radovan
Karaxhiçit. Paraqitja e re e
Kumbaros është parë për të parën
herë, në 13 vitet e fundit, dje në
gjykatën londineze, kur ai është
përballur me gjykatësen Daphine
Wickham, e cila do të shqyrtojë
kërkesën e ekstradimit kërkuar
nga shteti shqiptar. Kumbaro, 54
vjeç, ka dëgjuar me qetësi zhvillimin
e kësaj seance, por tek ai
dallohej qartë ankthi dhe stresi
ku e ka futur përballja fillimisht
me drejtësinë britanike dhe një
tjetër përplasje e mundshme
me atë shqiptare në muajt në
vazhdim.
Procesi
Për të dytën herë brenda një
muaji, Ilir Kumbaro ka dalë përpara
një gjykate "City of Westmister
Magistrate Court", duke
ngulmuar se ai quhet Shaqa
Shatri dhe se arrestimi tij është
ngatërrim identiteti. Ky problem
e ka futur këtë proces ekstradimi
në një ngërç të vërtetë, duke e
vonuar marrjen në shqyrtim të
kërkesës së drejtësisë shqiptare
për ta ekstraduar. Qëllimi i seancës
së djeshme gjyqësore, ishte
shqyrtimi i provave nga gjykata
për të përcaktuar zyrtarisht, se
personi i arrestuar, mbi të cilin
rëndojnë gjashtë akuza për
rrëmbimin e biznesmenit Remzi
Hoxha, është Ilir Kumbaro. Në
fillim të seancës gjyqësore, kur
u pyet se si quhej, ai u përgjigj,
duke thënë Shaqa Shatri i datëlindjes
15 prill 1945. I veshur me
një pulovër jeshile, xhaketë gri,
pantallona të zeza, ish-drejtuesi
i lartë i SHIK-ut ka dëgjuar pa
ndihmën e ndonjë përkthyesi
argumentet e paraqitura nga avokati
mbrojtës. Si për koincidencë,
edhe Kumbaro, njësoj si Radovan
Karaxhiçi, kishte lënë një mjekër
të gjatë për të ndryshuar sadopak
paraqitjen nga ajo e para 11 viteve
kur kërkoi azil politik. Një foto e
asaj kohe ka shërbyer fillimisht si
i vetmi mjet identifikimi për
Interpol Tiranën, që ka koordinuar
nga afër procesin e arrestimit
me skuadrën e ekstradimeve në
"Scotland Yard". Claire Dobbin,
e cila përfaqëson shtetin shqiptar
në këtë proces ekstradimi, i
ka treguar gjykatës mekanizmin
e përdorur në identifikimin e
personit të arrestuar, në bazë të
një fletë arresti ndërkombëtar,
duke siguruar gjykatën se ai ishte
Ilir Kumbaro. Prokurorja Dobbin
tha se në momentin e arrestimit,
në shtëpinë e Kumbaros ishte
një grua, e cila, sipas fotografive
që dispononte policia shqiptare,
pasi janë krahasuar ka rezultuar
se ajo është bashkëshortja e të
arrestuarit. Kjo është e vetmja
provë që ajo ka paraqitur gjatë
seancës së sotme, në mungesë
të shenjave të gishtave, që mund
të shërbenin për një identifikim
të shpejtë. Prokurorja shtoi se
nëse vërtetohet që ajo është
bashkëshortja e Ilir Kumbaros
dhe ka mashtruar në fitimin e
lejes së qëndrimit në Britaninë
e Madhe (Indefinite Live to Remain),
atëherë, sipas ligjit, ajo
do të përballet me drejtësinë.
Në seancën e djeshme u mësua
se gjatë kontrollit në banesën
ku fshihej Kumbaro në lagjen
Fulham janë gjetur edhe disa
dokumente që i përkisnin djalit
të Kumbaros, i cili quhet Ervin
Kumbaro. Ajo nuk dha detaje
nëse edhe Ervini kishte kërkuar
azil me identitet të rremë, por
i tregoi gjykatëses një sërë dokumentesh
që i përkisnin atij.
Gjykatësja Daphine Wickham
ka shprehur çudi se si është e
mundur që një ish-oficeri të lartë
të Shërbimit Sekret Shqiptar nuk i
janë marrë shenjat e gishtave kur
ai është punësuar në këtë shërbim,
siç ndodh në të gjitha vendet
e botës. Ajo ka pyetur prokuroren
Dobbin, e cila është vënë në një
pozitë të vështirë, duke mos pasur
përgjigje. Avokati mbrojtës i
zotit Kumbaro i tha gjykatës se
do të kërkojë që gruaja, e cila
ishte prezente në momentin e
arrestimit të klientit që përfaqëson,
të vijë e të japë dëshmi në
gjykatë, pasi ajo mohon të jetë
bashkëshortja e Ilir Kumbaros.
Po ashtu, avokati kërkoi shtyrjen
e seancës së identifikimit, pasi
ende nuk e kishte marrë dosjen
me dokumente nga Home Office,
ku janë shënuar të dhënat e
kërkesës për azil nga Kumbaro
në vitin 1996. Gjykatësja Wickham,
përballë kësaj situate, nuk
ka mundur të marrë një vendim
nëse personi përballë saj në
gjykatë ishte pikërisht i kërkuari
nga Interpol Tirana, Ilir Kumbaro.
Ajo i tha zotit Kumbaro se duhet
të vazhdojë së qëndruari në
paraburgim deri më 26 nëntor,
datë në të cilën do të paraqitet
në gjykatë përmes video-linkut,
për t‘u njoftuar rreth progresit
të arritur në gjetjen e provave të
reja. Ndërkohë, në mesditën e
datës 1 dhjetor do të zhvillohet
seanca tjetër gjyqësore, ku palët
në këtë proces do të parashtrojnë
edhe njëherë argumentet e tyre
në lidhje me identitetin e tij.
Azili: Kumbaro,
shtetas britanik
Çështja e azilit të Ilir Kumbaros
mbetet një tjetër komplikacion
në këtë proces ekstradimi, pasi
figurojnë dy persona me emrin
Shaqa Shatri që kanë kërkuar azil.
Njëri prej tyre si shtetas çek. Prokuroria
britanike ka siguruar një
sërë dokumentesh, që tregojnë
se Ilir Kumbaro, në momentin
e paraqitjes në Portin e Doverit
ka paraqitur një kartë identiteti
jugosllave, duke kërkuar azil si
shtetas jugosllav nga Kosova. Gjatë
marrjes në pyetje nga oficerët e
emigracionit, në mënyrë perfekte
ai u është përgjigjur 100 pyetjeve
për vendlindjen e deklaruar në
Kosovë.
Në nëntor të vitit 1998, atij i
është garantuar leja e qëndrimit
(Indefinite Live to Remain). Dy
vite më vonë, nën emrin Shaqa
Shatri, Ilir Kumbaro ka fituar qytetarinë
britanike. Pikërisht fitimi
i qytetarisë dhe më pas pajisja
me një pasaportë britanike janë
përdorur nga ai për të udhëtuar
drejt Tiranës e për të marrë pjesë
në funeralin e babait në vitin 2000.
Edhe bashkëshortja me të birin
kanë mundur të përfitojnë statusin
e azilantit politik në Angli.