Ekstradohet "superkilleri" i Shkodrës
Ekstradohet në Shqipëri "superkilleri"
i Shkodrës, Behar
Bajri. Policia e Shtetit tha dje
pasdite se Bajri i është dorëzuar
Drejtorisë së Burgjeve. Disa ditë
më parë ministri i Drejtësisë i
Belge miratoi ekstradimin e të
shumëkërkuarit Behar Bajri.
Interpol- Tirana është njoftuar
se nga ana e ministrit të Drejtësisë
së Belgjikës është fi rmosur
ekstradimi i të shumëkërkuarit
Behar Bajri, 28 vjeç, lindur në
Shkodër. Sipas argumentimit
të palës belge, materialet e
dërguara nga Interpol-Tirana në
ngarkim të 28-vjeçarit shqiptar
kanë qenë të sakta dhe për këtë
arsye është fi rmosur ekstradimi i
tij, i cili është fi nalizuar dje pasdite.
Arrestimi i tij është bërë më
datën 17 dhjetor 2007, pas një
ndjekjeje sistematike të strukturave
të Policisë së Shtetit. Behar
Bajri është i njohur si kontingjent
kriminal për shkak të kryerjes së
disa krimeve të rënda në qytetin
e Shkodrës, ndër të cilat edhe
vrasja e punonjësit të policisë,
Petrit Demir. Për këtë krim, pas
arrestimit të tij, është dënuar me
vetëm dy vjet burg. Gjithashtu, ai
është dënuar me nëntë vjet heqje
lirie dhe 2 milionë lekë gjobë nga
Gjykata e Apelit për Krime të Rënda
Tiranë për kryerjen e veprës
penale të "shtrëngimit me anë të
kanosjes ose dhunës për dhënien
e pasurisë". Por, jo vetëm kaq, ai
është edhe autor i dyshuar për
disa vrasje të kryera në Shkodër.
Ndërkohë, burimet policore shpjegojnë
se në të shkuarën është
arrestuar disa herë nga strukturat
e posaçme për armëmbajtje pa
leje. Sipas të dhënave, arrestimi
i Bajrit është bërë në lokalitetin
Gent të Belgjikës, ku përdorte
gjeneralitete false me emrin Mitko
Kamenov, 30 vjeç.
i Shkodrës, Behar
Bajri. Policia e Shtetit tha dje
pasdite se Bajri i është dorëzuar
Drejtorisë së Burgjeve. Disa ditë
më parë ministri i Drejtësisë i
Belge miratoi ekstradimin e të
shumëkërkuarit Behar Bajri.
Interpol- Tirana është njoftuar
se nga ana e ministrit të Drejtësisë
së Belgjikës është fi rmosur
ekstradimi i të shumëkërkuarit
Behar Bajri, 28 vjeç, lindur në
Shkodër. Sipas argumentimit
të palës belge, materialet e
dërguara nga Interpol-Tirana në
ngarkim të 28-vjeçarit shqiptar
kanë qenë të sakta dhe për këtë
arsye është fi rmosur ekstradimi i
tij, i cili është fi nalizuar dje pasdite.
Arrestimi i tij është bërë më
datën 17 dhjetor 2007, pas një
ndjekjeje sistematike të strukturave
të Policisë së Shtetit. Behar
Bajri është i njohur si kontingjent
kriminal për shkak të kryerjes së
disa krimeve të rënda në qytetin
e Shkodrës, ndër të cilat edhe
vrasja e punonjësit të policisë,
Petrit Demir. Për këtë krim, pas
arrestimit të tij, është dënuar me
vetëm dy vjet burg. Gjithashtu, ai
është dënuar me nëntë vjet heqje
lirie dhe 2 milionë lekë gjobë nga
Gjykata e Apelit për Krime të Rënda
Tiranë për kryerjen e veprës
penale të "shtrëngimit me anë të
kanosjes ose dhunës për dhënien
e pasurisë". Por, jo vetëm kaq, ai
është edhe autor i dyshuar për
disa vrasje të kryera në Shkodër.
Ndërkohë, burimet policore shpjegojnë
se në të shkuarën është
arrestuar disa herë nga strukturat
e posaçme për armëmbajtje pa
leje. Sipas të dhënave, arrestimi
i Bajrit është bërë në lokalitetin
Gent të Belgjikës, ku përdorte
gjeneralitete false me emrin Mitko
Kamenov, 30 vjeç.