Një 17-vjeçare ikën nga shtëpia
Një 17-vjeçare është larguar
nga banesa, ndërkohë që
policia ka nisur kërkimin e saj. Denoncimin
për këtë rast e ka bërë
nëna e 17-vjeçares, e cila ka rrëfyer
se ajo është larguar dy ditë
më parë dhe nuk është kthyer në
banesë. Sipas policisë, rreth orës
22.00 ka bërë kallëzim Zeliha L.,
46 vjeçe, lindur në Peshkopi dhe
banuese në rrugën "Don Bosko",
se në orën 15.30 të së martës
është larguar nga banesa, vajza
e saj, Manushaqe L. Policia tha
se menjëherë ka nisur kërkimi për
këtë vajzë, duke pyetur të afërmit
dhe miqtë e saj, por deri në orët
e vona të së djeshmes nuk ka
pasur informacione konkrete se
ku ndodhet ajo. Policia deklaroi
se vazhdon puna për gjetjen e
saj dhe sqarimin e rrethanave të
largimit nga banesa.
nga banesa, ndërkohë që
policia ka nisur kërkimin e saj. Denoncimin
për këtë rast e ka bërë
nëna e 17-vjeçares, e cila ka rrëfyer
se ajo është larguar dy ditë
më parë dhe nuk është kthyer në
banesë. Sipas policisë, rreth orës
22.00 ka bërë kallëzim Zeliha L.,
46 vjeçe, lindur në Peshkopi dhe
banuese në rrugën "Don Bosko",
se në orën 15.30 të së martës
është larguar nga banesa, vajza
e saj, Manushaqe L. Policia tha
se menjëherë ka nisur kërkimi për
këtë vajzë, duke pyetur të afërmit
dhe miqtë e saj, por deri në orët
e vona të së djeshmes nuk ka
pasur informacione konkrete se
ku ndodhet ajo. Policia deklaroi
se vazhdon puna për gjetjen e
saj dhe sqarimin e rrethanave të
largimit nga banesa.