Tërmeti 6.7 ballësh trondit Pakistanin: 170 viktima dhe mijëra të plagosur
Një tërmet i fuqishëm ka
goditur në agimin e së
mërkurës një zonë tejet të varfër
në jugperëndim të Pakistanit,
duke marrë jetën e 170 personave
dhe duke i shndërruar barakat
ku jetonin njerëzit në grumbuj
mbeturinash. Pas kësaj
goditjeje, 15 mijë persona kanë
mbetur të pastrehë, ndërkohë
që skuadrat e shpëtimit ende po
gërmojnë për shpëtimin e të
mbeturve nën gërmadha. Zona
ku ra tërmeti ndodhet pranë Afganistanit
dhe shkalla e goditjes
ishte 6.7 sipas shkallës Rihter.
Ndihmat e para me ushqime
dhe tenda për strehim kanë nisur
të shpërndahen, si dhe kanë
nisur gërmimet për varret masive.
Pjesa më e madhe e atyre
që kanë arritur të mbijetojnë,
janë vetëm me rrobat e trupit,
siç i gjeti goditja në shtrat. Situatën
e bën më të rëndë edhe afrimi
i stinës së ftohtë, me temperaturat
që kanë nisur të ulen
dhe që shumë shpejt do të arrijnë
nën zero. Zonat më të goditura
ishin qenë ato të Ziaretit, ku
u shkatërruan qindra shtëpi banimi,
madje asnjë prej tyre nuk
ka mbetur e paprekur. Pas
goditjes kryesore ka pasur edhe
goditje të tjera gjatë ditës disi më
të lehta, por që kanë shkatërruar
edhe ato që kishin mbetur në
këmbë pas goditjes së parë.
Numri i të plagosurve është 375.
Kryeministri i vendit i ka bërë
thirrje të gjithë botës për ndihma
ekonomike, edhe pse, sipas
kreut të autoritetit pakistanez të
menaxhimit të ndihmave, nuk
është e nevojshme për një ndërhyrje
të të huajve. Tani problemet
më të mëdha janë ato të
personave që ende mund të
shpëtohen dhe strehimit të të
pastrehëve, që është edhe më
problematiku, pasi nuk ka për
momentin asnjë lloj kushti jetese
në gërmadha. Spitale në afërsi
të zonës nuk ka dhe kjo e ka
vështirësuar shumë situatën.
Zona e goditur është një zonë e
mbushur me pyje, që konsiderohet
edhe si pikë turistike e
preferuar shumë nga britanikët
që banonin në Indi. Tërmeti i
djeshëm është më vdekjeprurësi
pas atij të 7.6 ballësh sipas shkallës
Rihter që ra në Kashmir
dhe në veri të Pakistanit në tetor
të vitit 2005, i cili mori jetën e 80
mijë personave, duke lënë
mijëra të pastrehë. Në vitin
1935, një tjetër tërmet i fuqishëm
në ato zona vrau brenda
natës 30 mijë persona dhe
qyteti i Quett-ës u shkatërrua
thuajse tërësisht nga goditja.
Azia është një kontinent me një
aktivitet sizmik të theksuar,
kryesisht për shkak të ndodhjes
në bashkimin e pllakave tektonike.
Pllaka e njohur si pllaka indiane
shtyu pllakën evropiane.
goditur në agimin e së
mërkurës një zonë tejet të varfër
në jugperëndim të Pakistanit,
duke marrë jetën e 170 personave
dhe duke i shndërruar barakat
ku jetonin njerëzit në grumbuj
mbeturinash. Pas kësaj
goditjeje, 15 mijë persona kanë
mbetur të pastrehë, ndërkohë
që skuadrat e shpëtimit ende po
gërmojnë për shpëtimin e të
mbeturve nën gërmadha. Zona
ku ra tërmeti ndodhet pranë Afganistanit
dhe shkalla e goditjes
ishte 6.7 sipas shkallës Rihter.
Ndihmat e para me ushqime
dhe tenda për strehim kanë nisur
të shpërndahen, si dhe kanë
nisur gërmimet për varret masive.
Pjesa më e madhe e atyre
që kanë arritur të mbijetojnë,
janë vetëm me rrobat e trupit,
siç i gjeti goditja në shtrat. Situatën
e bën më të rëndë edhe afrimi
i stinës së ftohtë, me temperaturat
që kanë nisur të ulen
dhe që shumë shpejt do të arrijnë
nën zero. Zonat më të goditura
ishin qenë ato të Ziaretit, ku
u shkatërruan qindra shtëpi banimi,
madje asnjë prej tyre nuk
ka mbetur e paprekur. Pas
goditjes kryesore ka pasur edhe
goditje të tjera gjatë ditës disi më
të lehta, por që kanë shkatërruar
edhe ato që kishin mbetur në
këmbë pas goditjes së parë.
Numri i të plagosurve është 375.
Kryeministri i vendit i ka bërë
thirrje të gjithë botës për ndihma
ekonomike, edhe pse, sipas
kreut të autoritetit pakistanez të
menaxhimit të ndihmave, nuk
është e nevojshme për një ndërhyrje
të të huajve. Tani problemet
më të mëdha janë ato të
personave që ende mund të
shpëtohen dhe strehimit të të
pastrehëve, që është edhe më
problematiku, pasi nuk ka për
momentin asnjë lloj kushti jetese
në gërmadha. Spitale në afërsi
të zonës nuk ka dhe kjo e ka
vështirësuar shumë situatën.
Zona e goditur është një zonë e
mbushur me pyje, që konsiderohet
edhe si pikë turistike e
preferuar shumë nga britanikët
që banonin në Indi. Tërmeti i
djeshëm është më vdekjeprurësi
pas atij të 7.6 ballësh sipas shkallës
Rihter që ra në Kashmir
dhe në veri të Pakistanit në tetor
të vitit 2005, i cili mori jetën e 80
mijë personave, duke lënë
mijëra të pastrehë. Në vitin
1935, një tjetër tërmet i fuqishëm
në ato zona vrau brenda
natës 30 mijë persona dhe
qyteti i Quett-ës u shkatërrua
thuajse tërësisht nga goditja.
Azia është një kontinent me një
aktivitet sizmik të theksuar,
kryesisht për shkak të ndodhjes
në bashkimin e pllakave tektonike.
Pllaka e njohur si pllaka indiane
shtyu pllakën evropiane.