E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrojtja e Devid Braun kërkon pafajësi në gjykatë

Mbrojtja e të pandehurit britanik, Devid
Braun, i cili akuzohet për "marrëdhënie
homoseksuale me të mitur", ka kërkuar dje
para trupit gjykues pafajësinë e tij. Në konkluzionet
përfundimtare, avokatja e britanikut të
dyshuar si pedofi l, Gjystina Golloshi, vlerësoi
se klienti i saj ishte peng i prokurorisë dhe
po mbahej kot në qeli. Nga ana tjetër, ajo ka
pretenduar se i dyshuari Braun nuk ka abuzuar
me fëmijët, por, sipas saj, dhunimi seksual i të
vegjëlve ishte bërë nga Dino Kristodoulu dhe
Robin Arnold. Jo vetëm kaq, por mbrojtja i bëri
me dije trupit gjykues të kryesuar nga gjyqtari
Gerd Hoxha, se klienti i saj do të kërkonte edhe
dëmshpërblim. "Ne kemi vendosur që të kërkojmë
dëmshpërblim për mbajtjen në mënyrë
të padrejtë në burg për 29 muaj", deklaroi
avokatja, duke theksuar se një gjë e tillë do të
shkaktonte edhe një dëm të madh ekonomik
ndaj shtetit shqiptar. Avokatja e Braun, për
80 minuta ka lexuar mbrojtjen e përgatitur në
bazë të çdo dëshmie të fëmijëve, duke dashur
të rrëzojë akuzat e ngritura nga disa prej tyre
për klientin e saj. Në pjesën më të madhe të
kësaj mbrojtjeje, avokatja ka evidentuar kushtet
jo të këqija të qendrës bamirëse dhe ka
shpjeguar edhe pamundësinë e fondeve për
të pasur një shtrat për çdo fëmijë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›