E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetohet John Terry

Policia e Londrës e ka hapur zyrtarisht një hetim në drejtim të kapitenit të Chelseas, John Terry, i cili duhet të përgjigjet rreth akuzave për shfaqje racizmi ndaj mbrojtësit të Queens Park Rangers, Anton Ferdinand, në ndeshjen e zhvilluar në Loftus Road, më 23 tetor.

Edhe pse Terry insiston se nuk ka bërë kurrfarë sharje raciste ndaj kundërshtarit, policia, pasi e ka pranuar një denoncim nga një tifoz, ka vendosur ta qojë përpara rastin, i cili do të merret në shqyrtim edhe nga Federata Angleze e Futbollit.

Nëse del fajtor, Terry mund ta marrë së paku një dënim financiar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›