E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Topin e Artë’ do t’ia jepja Casillasit

Mesut Ozil beson se kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas e meriton çmimin ‘Topi i Artë’ këtë vit, për faktin se shoku i tij i skuadrës ishte portieri më i mirë në botë në vitet e fundit. Përfaqësuesi gjerman ka treguar se cila do të ishte zgjedhja e tij, po ta kishte mundësinë të votonte.

“Casillas ka qenë për disa vite portieri më i mirë në botë dhe unë do t’ia jepja atij këtë çmim. Por, ka gjasa të mëdha që Cristiano Ronaldo ta fitojë këtë trofe, dhe shpresoj që ta bëjë një gjë të tillë”, tha Ozil për bëin.com.

Ky çmim do të ndahet më 9 janar të vitit që vjen dhe aty do të votojnë trajnerët, kapitenët e kombëtareve dhe gazetarët.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›