Federata e Atletikës, i merr medaljen e artë kubanezit Robles

Federata botërore e atletikës (IAAF) i ka marrë kubanezit Dejron Robles medaljen e artë, të fituar në garën 110 metra me pengesa , sepse gjatë garës thuhet që ai ta ketë penguar kinezin Li Ksijang.
Atleti kinez është ankuar, duke thënë se ka pasur kontakt fizik me Roblesin, për ç`ka atleti kinez nuk ka arritur ta kalojë pengesën e fundit dhe ka kaluar vetëm i treti në cil. Pas këtij diskualifikimi, medalja e artë do t`i takojë atletit amerikan Xhejson Reçardson, kinezi do të marrë medaljen e argjendtë, ndërsa medaljen e bronxtë e ka atleti britanik Endrju Tarner.