E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perballe Frances Bogdani Do bejme loje sulmuese

Kombëtarja e Shqipërisë ka nisur përgatitjet në prag të ndeshjes së 2 shtatorit kundër Francës në grupin D eliminator të Euro 2012. Një sfidë shumë e rëndësishme për skuadrën e drejtuar nga Josip Kuzhe, e cila kërkon një rezultat pozitiv në “Qemal Stafa’. Konfirmimi vjen nga sulmuesi Erjon Bogdani, i cili për “Albanian Screen” shprehet se Franca është një kundërshtar shumë i fortë, por përpara tifozërisë kuqezi Shqipëria i ka hapur problem edhe gjigandëve të tjerë të futbollit europian.

“Shqipëria ka zhvilluar ndeshje shumë të bukura kundër Hollandës, kundër Portugalisë, kundër Danimarkës dhe kundër Gjermanisë më përpara. Ndeshja me Francën është një ndeshje shumë e fortë. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, shumë të përqëndruar në ato 90 apo 100 minuta që të lozim sa më mirë dhe ti mundësojmë publikut të shohë një ndeshje sa më të mirë dhe sa më luftuese nga ana jonë”- tha Bogdani.

Eksperienca që ka mbi shpatulla i lejon Bogdanit të analizojë këtë sfidë edhe teknikisht. Sipas tij, Shqipëria duhet të zbresë në fushë me dy sulmues për të vënë në vështirësi mbrojtjen  franceze.

“Nëse do të lozim me një sulmues ato do të rrinë dy veta mbrapa dhe pjesa tjetër tjetër do të sulmojë, ndërsa me dy sulmues është komplet ndryshe. Ata markojnë një kundër një dhe shpresoj që me dy sulmues do të jetë ndeshje më e bukur, më e hapur”- tha Bogdani.

Përfaqësuesja shqiptare ka nisur mbrëmjen e të dielës grumbullimin në Durrës, ndërsa sot ka nisur seancat stërvitore nën drejtimin e trajnerit Josip Kuzhe, i cili ka thirrur 23 futbollistë për dy ndeshjet e rradhës kundër Francës dhe Luksemburgut.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›