E Shtunë, 31 Tetor 2026

MotoGP Stoner fiton ne Indianapolis

Casey Stoner triumfon në Çmimin e Madh të Indianapolis, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion në këtë sezon të Moto GP. Ky është podi i tretë radhazi për pilotin Australian të Hondas, i cili pas suksesit në cirktuitin amerikan është ngjitur në kuotën e 243 pikëve në krye të renditjes së përgjithshme.

Stoner, i cili e nisi garën nga vendi i parë dominoi pistën, duke kaluar finishin përpara Daniel Pedrozës. Ky i fundit nuk arriti të ruante ritmin e Stoner, duke u mjaftuar me vendin e dytë në Çmimin e Madh të Indianpolisit. Në vendin e tretë u rendit amerikani Ben Spies me Jamaha, ndërsa vetëm vendi i katërt kampioni i botës në fuqi Jorge Lorenzo.

Spanjolli u kushtëzua edhe nga zgjedhja e gabuar e gomave, ndërsa ky pozicion ka thelluar në 44 pikë diferencën e tij me kryesuesin Casey Stoner. Një tjetër garë për t’u harruar e Valentino Rossit, që me Dukatin e tij e kaloi finishin vetëm në vendin e dhjetë. Në garën e Moto2, trofeu u fitua nga Marc Márquez ndërsa klasin 125 cc vendi i parë i takoi Nicolas Terol.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›