Keane, zyrtarisht në LA Galaxy

Nga Express më 16 gusht 2011 në ora 17:15
Robbie Keane ka zbarkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sulmuesi irlandez është bërë lojtar i ri i ekipit Los Angeles Galaxy, ku luan edhe mesfushori anglez, David Beckham.
“Jam i nderuar dhe i kënaqur që iu bashkova ekipit Galaxy. Gjithmonë kam dashur të vij të luaj në ligën MLS. Ishte një ëndërr e cila më në fund u realizua”, ishin fjalët e para të 31-vjeçarit, i cili së fundmi ishte huazuar në West Ham United nga Tottenhami.
Më parë ai luajti edhe në klubet e mëdha evropiane si Liverpool e Inter.