E Shtunë, 31 Tetor 2026

Federata e Paqes Universale, marshim për të mbrojtur dashurinë

Me rastin e ditës së Shën Valentinit Federata e Paqes Universale, do të organizojë sot marshimin për të mbrojtur dashurinë absolute. Marshimi do të zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit,dhe do të fillojë që nga sheshi Nënë Tereza. Qëllimi i këtij marshimi është që të promovojë vlerat e dashurisë absolute,dhe tu japë të rinjve vizionin e mbajtjes së dashurisë në mëndje dhe në trup. Si të mbrojnë veten e tyre nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, nga zhgënjimet dhe shtatëzanitë e padëshiruara. Aleanca e Dashurisë Absolute ka për qëllim të edukojë të rinjtë rreth përfitimeve të abstenimit seksual para martese dhe besnikërisë në martesë. Qëllime të tjera janë :Të krijojë një klimë të re sociale të angazhimit ndaj pastërtisë seksuale dhe besnikërisë në martesë. Të reduktojë shkallën e lindjeve jashtë martese, rastet e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme ndër adoleshentët.  Të fuqizojë të rinj me mjetet e nevojshme për të jetuar në mënyrë të shëndetshme dhe të kënaqshme, që të ndërtojnë familje të forta dhe jetëgjata. Të formojë aleanca me organizata të tjera me mentalitet të ngjashëm, duke përfshirë grupe abstinence me bazë besimin (tek Zoti) ose jo, dhe të punojë me ta në partneritet  për të zhvilluar programe dhe iniciativa të tjera. Me anë të këtij aktiviteti synohet që të sensibilizohen të rinjtë dhe të tregohen të kujdesshëm, për sa  i përket mbajtjes pastër të dashurisë seksuale. Ky aktivitet bëhet në kuadër të Festivalit të Paqes Globale, i cili do të zhvillohet në Shqipëri në datën 3 prill 2009, ne qytetin e Tiranës.

Email This Klikime: 2

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›