Politika e re e Edi Ramës, me xhaketat e vjetra të Partisë së Punës

Loja e sondazheve nisi si një dëshirë e kryesocialistit Rama për të motivuar militantët socialistë pas një gjenjde kaotike dhe përçarëse të krijuar në këtë parti nga vetë kryetari i saj Edi Rama. Pa dashur të rrekemi në lojën e sondazheve, nëse vëmë re performancën e PS dhe lidershipit të kësaj partie vëmë re se në gjirin e kësaj partie ka humbur motivimi për fitore në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kryesocialisti Rama, megjithëse erdhi në krye të kësaj partie me idenë e njeriut të fortë që do të forconte këtë parti dhe do e udhëhiqte në luftën kundër ashpërsisë së kreut të mazhorancës së re, Sali Berisha. Në fakt megjithë dëshirën e mirë të socialistëve, kryesocialisti Rama, hyri me zhurmë të madhe në luftën kundër Saliut, duke orientuar luftën e tij bashkiake në luftë socialiste.
Beteja e famshme e Zogur të Zi përfundoi me prishjen e këtij objekti dhe demoralizimin e kryesocialistit kryebashkiak. Kjo luftë e cila u instrumentalizua nga lidershipi socialist si luftë e opozitës, përveç faktit që ishte problem teknik i bashkisë së Tiranës, ishte dhe një nga punët e zakonshme antiligjore të Edi Ramës, fakt që e komprometoi opozitën dhe e demoralizoi në luftën e saj opozitare ndaj pushtetit të ri që po spastronte radhët e administratës e cila ishte e mbushur me militantë socialistë. Tashmë PS, e cila u diskreditua edhe nga lufta e saj parlamentare me bilbila, humbi edhe të drejtën morale ndaj militantëve të saj, të cilët i la pa mbrojtje politike në kohën e spastrimeve masive. Opozita e re e Edi Ramës tashmë u shndërrua në pjesë dhe funksion të bashkisë. Tashmë pazaret e Edi Ramës në fuqizimin e tij në krye të PS, fusnin në mes lejet e ndërtimit. Kryetari i ri i socialistëve me ardhjen e tij në krye të PS braktisi bashkinë, ndryshoi mënyrën e të shprehurit duke u venitur para ithtarëve të tij dhe humbi forcën e njeriut që do të sillte të ndryshmen në një parti e cila realisht kishte nevojë për rikompozim pas tetë vitesh pushtet midis korrupsionit që të ofron vetë pushteti. PS nga një parti liberale me një lider liberal si Fatos Nano u shndërrua në një parti të mbyllur me një lider (?) agresiv dhe aspak i pasionuar pas praktikave liberale. Kryesocialisti Rama tashmë në gjuhën e tij ka instaluar vetëm dy slogane, si politikë e re dhe politikë e vjetër, duke personifikuar të keqen e socialistëve në dorën e një personi, ish liderit socialist Fatos Nano. Por slogani i politikës së re duket se është pjesë e demagogjisë së Edi Ramës përpara elektoratit të tij për arsye se asnjë nga politikanët e vjetër nuk është larguar nga PS, përkundrazi, këta njerëz vazhdojnë të jenë pjesë e lidershipit socialist. Më poshtë mund të shikojëm se si funksionon skema në strukturat drejtuese të socialistëve.
Edi Rama, Kryetar i PSSH dhjetë vjet në pushtet, e nisi karrierën e tij politike si ministër Kulture dhe ka hyrë në vitin e nëntë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Një nga njerëzit më të korruptuar në Shqipëri. Akuzat ndaj tij janë bllokuar në prokurorinë e Tiranës. Gazeta Sot ka publikuar dhjetëra raste korruptive të cilat janë të faktuara.
Arben Isaraj, anëtar i Kryesisë, ish zëvendësministër i qeverisë Nano
Arben Malaj, anëtar i Kryesisë, ish ministër për shumë vite në qeverinë Nano
Ben Blushi, anëtar i Kryesisë, ish ministër i kabineteve Nano, Meta. Ish miku i Nanos por që luan me dy porta. Tani është në pritje të humbjes së zgjedhjeve nga ana socialistëve për të kandiduar për kreun e PS. Është pasuruar kohët e fundit nga shitja e librit të tij të suksesshëm të jetosh në ishull.
Erion Braçe, anëtar i Kryesisë ish kryeredaktor i ZP, dhuruesi i luleve Fatos Nanos në momentin që fitoi me Ilir Metën
Ermelinda Meksi, anëtare e Kryesisë, ish ministre në kabinetin Nano, Meta, Majko.
Gramoz Ruçi, anëtar i Kryesisë, Serketar i Parë i Tepelenës, ish ministër i brendshëm në shtetin monist, sekretar i përgjitshëm i PS në kohën që qeveriste Nano dhe sot kryetar i ansamblesë së PS. I lidhur ngushtë me Ramën dhe me pushtetin.
Ledi Shamku, anëtare e Kryesisë, pjesë e stafit Rama. Bashkëshorti i saj i lidhur ngushtë me projektet dhe aferat e Ramës me lejet e ndërtimit
Namik Dokle, anëtar i Kryesisë, ish kryeredaktor i ZP në kohën e monizmit, kandidat përballë Ramiz Alisë, ish zëvendëskryeministër në kabinetin Nano, ish kryetar i parlamentit
Pandeli Majko, anëtar i Kryesisë, ish ministër, kryeministër, i akuzuar në afera të ndryshme në krye të ministrisë së Mbrojtjes por i ndihmuar shumë nga Sali Berisha
Shpëtim Idrizi, anëtar i Kryesisë, ish drejtori i tatimeve dhe doganave. Ish miku i ngushtë i Fatos Nanos por që e braktisi sapo ra nga kali i pushtetit. Tani është shndërruar si njeriu më i afërt i Edi Ramës. E ka shumë qejf pushtetin dhe nuk mund të konceptojë dot mënyrën e jetesës pa pasur një idhull.
Valentina Leskaj, anëtare e Kryesisë, ish ministre dhe mikeshë e ngushtë e Fatos Nanos. Sot me Ramën e lidhin ngushtë lejet e ndërtimit.
Mimi Kodheli, anëtare e Kryesisë, njihet si mikesha e mamasë së edi Ramës. Ka qenë nënkryetare e Bashkisë është njeriu më besnik i kryesocialistit
Andis Harasani, sekretar për Programin Politik, ish drejtor i KESH. Mik i ngushtë i Fatos Nanos të cilin e braktisi sapo iku nga pushteti. Njeh shumë mirë bursën dhe ka dalë fitues.
Arta Dade, sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, ish-ministre e Jashtme e qeverisë Nano, ish mikeshë e Nanos dhe armikja më e madhe e Nanos. Është e lidhur ngushtë me kryebashkiakun Rama.
Blendi Klosi, Sekretar Organizativ, ish ministër i Fatos Nanos.
Et'hem Ruka Sekretar i Burimeve Njerezore, ish ministër i Fatos Nanos,
Fatmir Xhafa, Sekretar për Koordinimin dhe Çështjet Ligjore, ish ministër i Fatos Nanos. U akuzua nga opozita e asaj kohe për tenderë të paligjshëm me burgjet. Njeriu më i ngushtë i Ramës dhe i lidhur me biznese me të. Ish Sekretar i Komitetit Qendror të Rinisë të Partisë së Punës.
Kastriot Islami, Sekretar për Cështjet Zgjedhore, ish ministër i qeverisë Nano. I vetmi nga njerëzit e mënçur që kanë ngelur në Partinë Socialiste
Besnik Bare, Sekretar për Cështjet e Mjedisit, ish zëvendës ministër i qeverisë Nano.
Termi xhaketë e vjetër në PS u shpik nga Fatos Nano për të spastruar në këtë parti njerëz si Gramoz Ruçi, Dokle Pëllumbi & CO, të cilëve sipas Nanos ju kishte ardhur koha për tu larguar. Por, nuk qe e thënë që këto xhaketa të vjetra të largoheshin nga PS. Nga sa vëmë re më sipër i gjithë stafi i PS është i përbërë nga ish ministra dhe njerëz që kanë qenë bashkëpunëtorët më të ngushtë të Fatos Nanos. Brenda stafit Rama, kemi njerëz që kanë qenë pjesë integrale e strukturave të Partisë së Punës. Në krye të asamblesë socialiste vazhdon të qëndrojë Gramoz Ruçi i cili vetëm pjesë e politikës së re nuk mund të konsiderohet. Ndërkohë që Dokle, Xhafa etj janë pjesë e strukturave komuniste. Një gjë vihet re qartë nga sa thamë më sipër që Partia Socialiste jo vetëm nuk ka adaptuar ndonjë politikë të re, por vazhdon të ngele po ajo e para katër viteve, me të njëjtët njerë me të njëjtën teknologji politike. I vetmi që ndryshon është Edi Rama, pushtetari më jetëgjatë në Partinë Socialiste. Diametralisht i kundërt me liderin paraardhës, Fatos Nano, i cili mesa duket do të shfaqet në ditët në vijim për ti kthyer reston zëvendësuesit të tij.
Email This Klikime: 14