E Diel, 1 Nëntor 2026

Kolltuku amerikan ngjitet sot në skenën teatrore

Me rastin e festës së Shën Valentinit trupa e teatritBylis në qytetin e Fierit ngjit sot në skenën teatrore premierën Kolltuku amerikan. Me këtë pjesë rikthehet më në fund tradita e hershme e humorit në qytetin e Fierit. Pjesa mban firmën e autorit  Pëllumb Kulla. Kolltuku amerikan është menduar që në një afër mënyre sjell jo vetëm ritme festës për të dashuruarit, por edhe për të ngjallur ato kujtime dh emocione që vetëm  trupa e estradës fierake dinte të transmetonte me aq mjeshtëri. Autori Pëllumb Kulla, i cili aktualisht jeton në Amerikë  ka dërguar krijimin e tij më të fundit, të cilën e ka marrë përsipër ta realizojë regjisori Klajd Marku. Është realiteti shqiptar në këto kohë tranzicioni, ai që e ka bërë autorin të  frymëzohet për realizimin e kësaj vepre. Siç është shprehur edhe vetë Kulla një ndikim ka pasur edhe ajo që jetohet në Amerikë, vend të cilin ai e njeh  prej shumë vitesh. Sipas regjisorit dhe aktorit Klajd Marku: Tematika dhe motivi i humorit të Pëllumb Kullës nuk mund të mos shkëputet nga dyshtetësia e tij, ajo amerikane dhe ajo shqiptare. Në veprën e tij , kuptohet fare mirë botëkuptimi shqiptar në mendjen e një amerikani si dhe anasjelltas, Amerika në botëkuptimin shqiptar. Jeta e ndërsjellët e këtyre dy shteteve dhe dy botëve me një sarkazëm të theksuar dhe një stil të mrekullueshëm artistik, është shkruar me një gjuhë të thjeshtë dhe me një fjalor sa popullor aq edhe tundues. Gjithçka nga Kulla vjen këndshëm, urtë dhe me humor. Për sa i përket shtrirjes episodike të varietesë, regjisori Marku ka treguar se ka shumë sekuenca që të servirin humorin e pastër Fierak dhe e dimë që publiku do të befasohet . "Është vendosur që në qendër të varietesë të jetë një personazh, një veteran, i cili do të rrëfejë çdo zhvillim të ngjarjes. Ky personazh është marrë përsipër nga aktori Fatmir Xhelili. Aktorët e tjerë pjesëmarrës në varietenë e Pëllumb Kullës, janë edhe profesionistët e trupës së "Portokallisë" si Salsano Rrapi, Romir Zalla apo Ervina Kotolloshi, si dhe aktorët e trupës së teatrit të Fierit Todi Llupi, Hajrie Rondo, Hateme Ruzhdia, Fuat Boçi, Doriana Çaushaj, të cilët do të interpretojnë në këtë variete. "Kolltuku amerikan", prek disa nga momentet që përjeton shoqëria e ditëve tona. Ky vit do të jetë i pasur me një mori aktivitetesh  artistike e kulturore, pasi teatri Bylis dhe drejtoria e artit dhe kulturës kanë shënuar tashmë të gjitha zhvillimit e vitit. Kuptohet sipas burimeve të Bashkisë Fier, këto aktivitetet nuk i përkasin vetëm qytetit të Fierit  apo rrethinave, por edhe të gjithë territoreve shqiptare, pse jo me përmasa ndërkombëtare.

Email This Klikime: 1

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›