Federata turke zëvendësohen Fenerbahçen me Trabzonsporin
Nën presionin e UEFA-s, turqit kanë qenë të detyruar që të bëjnë një zhvendosje në renditje, duke ia dhënë vendin e parë në kampionat Trebzonsporit
Fenerbahçe është viktima e parë e skandalit që tronditi gjatë kësaj vere futbollin turk. Federata turke ka përjashtuar nga Liga e Kampioneve skuadrën si pasojë e presionit të UEFA-s, e cila vetëm një javë më parë i kërkoi autoriteteve të mbyllin hetimet në lidhje me rrjetin e basteve të paligjshme. Ky është vendimi i parë i qeverisë turke të futbollit, e cila vazhdon hetimet për skuadrat, futbollistët dhe presidentët që dyshohen se janë përfshirë në këtë rrjet. Mbi 30 lojtarë dhe drejtues janë vënë në pranga, përfshirë këtu edhe presidentin e Fenerbahçes Aziz Jildiri, trajnerin dhe zëvendëspresidentin e Besiktashit. Këta persona akuzohen se kanë manipuluar 19 ndeshje në sezonin e shkuar. UEFA i kishte kërkuar Federatës Turke të Futbollit ndëshkime për skuadrat e përfshira në skandal, urdhëresë kjo që u zbatua duke përjashtuar nga Liga e Kampioneve Fenerbahçen. Kjo është një goditje e rëndë për një nga klubet më të madhenj të futbollit turk, e në këtë sezon nuk do të marrë pjesë në kopmpeticionin më të madh të futbollit europian për klube. Në Champions, Turqia do të përfaqësohet nga Trabzonspori, i cili u rendit i dyti në kampionatin e fundit. Sa i përket ndëshkimeve të tjera disiplinore presidenti i Federatës Turke të futbollit Mehmet Ali Ajdinlar ka bërë të ditur se do të pritet mbyllja e hetimeve në lidhje me skandalin më të madh në historinë e futbollit turk.