Klopp favorizon Bayernin

Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp, ka insistuar se Bayern Munich është ende favorit për të fituar titullin në Bundesligës këtë vit, edhe pse ekipi e tij është lider për herë të parë këtë sezon.
Dortmund mposhti Schalken 2-0, ndërsa Bayern pësoi humbje 3-2 në Mainz dhe ra nga kreu. Por, Klopp ende beson se Bayern është favorit për të rrëmbyer titullin në maj.
“Bayern është kandidati numër një për titull. Është jashtëzakonisht ngushtë mes ekipeve në krye të tabelës”, tha Klopp. Dortmund është lider me 29 pikë, aq sa ka edhe Moenchengladbach, ndërsa Bayern është i treti me 28.