Futbollistët me Villas-Boasin

Mesfushori i Chelseas, Juan Mata ka thënë se futbollistët janë me menaxherin Andres Villas-Boas.
Mata është i lumtur me fitoren ndaj Wolvesit në fundjavë, që ndërpreu serinë negative dhe spekulimet rreth përçarjeve mes Villas-Boasit dhe futbollistëve nga Stamford Bridge.
“Nuk është lehtë kur keni rezultate të tilla negative, por ne kemi besim te vetja dhe ekipi. Grupi gjithmonë ka qenë shumë i bashkuar dhe duam të qëndrojmë të tillë për të shkuar përpara”, tha Mata për mediet angleze.