Çdo ndeshje si një finale

Mesfushori i ri i Interit, Luc Castaignos është i lumtur me golin e tij të parë në Serie A, që i solli skuadrës pikë të plota nga udhëtimi i vështirë në Siena të dielën.
Castaignos arriti të inkuadrohet nga pankina dhe shënoi golin e fitores me rezultat minimal 1-0, në minutën e 90-të të ndeshjes.
“Ishte gol shumë i rëndësishëm dhe jam i lumtur me të. Çdo ndeshje tani është sikur një finale sepse duhet t’i afrohemi skuadrave tjera në krye të tabelës. Ndeshje pas ndeshjeje do të mundohemi të ngjitemi lart”, tha Castaignos për ueb faqen zyrtare të Interit.