E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapra zyrtarizohet te Liria

Për dallim prej disa skuadrave të tjera të Superligës, Liria përfundimisht e ka zgjidhur çështjen e trajnerit. Në edicionin e ri, i cili do të nisë në muajin e ardhshëm, skuadra prizrenase në garat e elitës së futbollit kosovar do të udhëhiqet nga trajneri i qytetit të lashtë, Skënder Kapra. Detyrën e trajnerit, Kaprës ia ka besuar Bordi i klubit bardhezi.

“Pas një analize të thuktë që e ka bërë Bordi, është marrë vendimi që detyra e trajnerit t’i besohet Skënder Kaprës”, ka deklaruar drejtori i prizrenasve, Hatmi Gashi. Ndërkohë, ai ka bërë të ditur se ndihmës të Kaprës, Bordi i Lirisë i ka emëruar edhe Sinan Osmanin e Blerim Zherkën.

Me ta marrë detyrën, Kapra me bashkëpunëtorët e tij kanë vendosur që më 12 korrik ta mbajnë takimin e parë me futbollistë dhe nga ajo ditë bardheiznjtë do t’i nisin përgatitjet për edicionin e ri

Duhet theksuar se Kapra i kishte udhëhequr prizrenasit edhe në fund të sezonit vjeshtor dhe në fund të sezonit pranveror të kampionatit të kaluar. Prej kohësh, ai është punonjës në klubin e njohur kosovar.

Në edicionin e fundit Liria me mund e siguroi mbijetesën në Superligë, derisa në kampionatin e ri synon një pozitë të paktën kah mesi i renditjes tabelore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›