E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maccarone mund të largohet

Nga Express më 13 janar 2011 në ora 18:08

Sulmuesi i Palermos, Massimo Maccarone mund të largohet nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të janarit, ka njoftuar menaxheri i tij Paolo Fabbri.

31 vjeçari nuk zë vend në formacionin bazë të Rosaneros dhe duket i destinuar drejt largimit.

“Nuk ka asgjë të re. Për momentin nuk kemi dëgjuar asgjë. Por, ende jemi në mes të janarit dhe mund të ndodhë gjithçka. Nëse ofrohet një mundësi e mirë për futbollistin, nuk kemi nevojë të mos e shfrytëzojmë”, tha Fabbri për totalsport.it.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›