E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërblimi, 9300 mjekë të qendrave shëndetësore do të marrin një pagë shtesë

ISKSH-ja bën gati shpërblimet e fundvitit, që do të shpërndahen para festave. Qendrat shëndetësore të Tiranës kanë arritjet më të larta për punën e kryer

Emanuela Sako

Punonjësit në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin do të marrin një pagë shtesë nga shpërblimet e fundvitit. Nga dhënia e pagës së dytë përfitojnë rreth 9300 punonjës në 419 qendra shëndetësore, me një fond rreth 260 milionë lekë. Bazuar në performancën e realizuar nga qendrat shëndetësore, ISKSH-ja do të shpërblejë të gjithë punonjësit e këtyre qendrave për festat e fundvitit. Ndryshe nga vitet e tjera, shpërblimi nuk do të jetë një shumë fikse e përcaktuar, por do të bazohet në punën e kryer dhe shërbimin e ofruar ndaj pacientëve. Sipas të dhënave rezulton se shpërblimi në këtë fundvit është deri në një pagë mujore për mjekët dhe stafin tjetër. Ky shpërblim bazohet në 10% shtesë për performancë dhe 5% shtesë për cilësinë e shërbimit (bonusi).
ISKSH
ISKSH-ja sqaron mënyrën e shpërndarjes së shpërblimit dhe përfitimin që do të kenë mjekët në bazë të punës së kryer. Sipas ISKSH-së, mbështetur në evidencat e periudhës Janar-Nëntor 2008, rezulton se shpenzimet për buxhetin për aktivitet (pra 10% shtesë mbi pagën për performancë) janë realizuar në masën 74.4 % në shkallë vendi dhe bonusi (5% shtesë për cilësinë e shërbimit) është realizuar në masën 44.2 %. Në bazë të evidencave të paraqitura del se financimi i buxhetit për aktivitet (10% i performancës) për çdo qendër shëndetësore, të jetë realizuar nga 8-100%. Në realizimin e këtij treguesi më mirë paraqiten qendrat shëndetësore të rajonit Tiranë, të cilat kanë tërhequr 63-98% të buxhetit për aktivitet, Vlorë 44-99%, Tropojë 93-100%, Berat 35-100%, Kukës 34-91%, Korçë 28-99%, Elbasan 18-94%, Shkodër 18-99%. Ndërsa realizimi i buxhetit për bonus varion nga 24-54%. Më mirë paraqiten Vlora dhe Kukësi, me 54% secila, Dibra 49%, Korça 48%, Shkodra 46%, Tirana 45%, Berati 43%. Buxheti për bonus për çdo qendër shëndetësore është realizuar nga 2-81%. Sipas informacioneve të përpunuara nga ISKSH-ja rezulton se për 6-mujorin e parë të vitit 2008, të gjitha qendrat shëndetësore kanë dhënë deri në një pagë shpërblim për rezultatet e arritura. Mbështetur në realizimin e 11-mujorit dhe në buxhetin e akorduar, qendrat shëndetësore do të japin deri një pagë tjetër shpërblim për rezultatet e arritura në këtë fundvit.
Totali
ISKSH-ja bën të ditur se në total masa e shpërblimit për punonjësit e qendrave shëndetësore, përfshi edhe pagën e dhënë në fund të 6-mujorit të parë, shkon në 440 milionë lekë. Të gjitha këto fonde janë të parashikuara në buxhetin e qendrave shëndetësore të vitit 2008. Nga dhënia e pagës së dytë shpërblim përfitojnë rreth 9300 punonjës në 419 qendra shëndetësore, me një fond rreth 260 milionë lekë. Në total, masa e shpërblimit për punonjësit e qendrave shëndetësore, përfshi edhe pagën e dhënë në fund të 6-mujorit të parë, shkon në rreth 440 milionë lekë. Të gjitha këto fonde janë të parashikuara në buxhetin e qendrave shëndetësore të vitit 2008.

box
Shpërblimi
Përfitojnë pagë të dytë shpërblim rreth 9300 punonjës
Përfshihen 419 qendra shëndetësore

Buxheti për aktivitet (10% i performancës)
Tiranë 63-98 % të buxhetit për aktivitet
Vlorë 44-99 %
Tropojë 93-100%
Berat 35-100%
Kukës 34-91%
Korçë 28-99 %
Elbasan 18-94 %
Shkodër 18-99 %

Realizimi i buxhetit për bonus
Vlorë 54%
Kukës 54%
Dibra 49%
Korçë 48%
Shkodër 46%
Tiranë 45%
Berat 43%

Nis gjelbërimi i Laprakës me mbjelljen e pemëve dekorative
Bashkia e Tiranës ka vijuar nismën për gjelbërimin e kryeqytetit, ku ka mbjellë 220 pemë dekorative të tipit rrap në zonën e Laprakës. Bashkia ka planifikuar gjelbërimin e disa akseve kryesore të Tiranës dhe shtimin e hapësirave të gjelbra në qytet, duke e konsideruar si synim kryesor rritjen në mënyrë të ndjeshme të përmasës së gjelbër. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, ka marrë pjesë në fillimin e aksionit për mbjelljen e pemëve në këtë aks rrugor, ku u shpreh se muaji i gjelbërimit vazhdon intensivisht, me mbjellje pemësh në të gjitha akset ku ato mungojnë. Janë rreth 3000 pemë dekorative të llojeve të ndryshme, si rrap, bli aromatik, gështenja, manjola, shkurre dekorative që do të mbillen në bulevardet kryesore të qytetit gjatë periudhës dhjetor 2008 – janar 2009.Zona e Laprakës karakterizohet nga një fluks i ngjeshur i lëvizjes së automjeteve, ndaj gjelbërimi i këtij aksi në të dyja anët e rrugës do të ndihmonte në përmirësimin e ndjeshëm të cilësisë së ajrit. Gjatë gjithë këtij muaji, Ndërmarrja e Punëtorëve Nr. 1 e kryeqytetit do të vijojë punën për mbjelljen e drurëve dekorativë të llojeve të ndryshme, nëpër të gjitha akset kryesore të qytetit.

23 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›