ISSH-ja: “Nis sot shpërndarja e shpërblimit për pensionistët”
Shpërblim edhe për personat që përfitojnë pension të parakohshëm. Datat dhe oraret e përcaktuara në grafikun e shpërndarjes
Jonida Tashi
Duke filluar nga dita e sotme, të gjithë pensionistët do të mund të tërheqin në sportelet e postës shpërblimin e vitit të ri prej 5 mijë lekësh. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka shpërndarë pranë zyrave të postës urdhërpagesat për shpërndarjen e këtij shpërblimi dhe gjithçka është gati që të fillojë shpërndarja. Janë mbi 550 mijë pensionistë që do të përfitojnë këtë shpërblim. Këtë vit, ky shpërblim do të shpërndahet edhe për personat që marrin pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi si ushtarakë, punonjës të Policisë së Shtetit dhe të Shërbimit Informativ Shtetëror.
Grafiku
Duke filluar nga dita e sotme deri më 30 dhjetor, këta përfitues do të marrin 5 mijë lekë shpërblim për festat e fundvitit. Për të mos krijuar probleme në shpërndarjen e pensioneve, si dhe përfundimin e dhënies së këtij shpërblimi, ISSH-ja ka hartuar një grafik, i cili do të mundësojë shpërndarjen pa probleme të tij. Sipas këtij grafiku, pensionistët do të marrin pensionin në datën e caktuar, si dhe shpërblimin përkatës, ndërkohë që pas orës 13.00 do të jepet pensioni për ata pensionistë që u ka kaluar data e pensionit. Duke filluar nga data 23 dhjetor do ta marrin personat që kanë datën e tërheqjes së pensionit, ndërsa pas orës 13:00 do të marrin shpërblimin pensionistët që e kanë marrë pensionin në datën 1, 2 dhe 3 dhjetor.
Afati
Me këtë grafik do të punohet deri në përfundimin e shpërndarjes së masës prej 5 mijë lekësh deri në fund të muajit dhjetor që shpërblimi të merret nga pensionistët para festave të fundvitit. Instituti i Sigurimeve Shoqërore thekson edhe një herë se asnjë prej pensionistëve nuk duhet të shqetësohet pasi do të mund të marrë para festës së Vitit të Ri shpërblimin e përcaktuar nga qeveria. Gjithashtu, theksojmë edhe një herë faktin se të gjithë ata që nuk do të arrijnë ta tërheqin shpërblimin gjatë këtyre ditëve, do të mund ta tërheqin atë kur të marrin pensionin gjatë muajve në vazhdim.
Grafiku i shpërndarjes
23 dhjetor dhe datat 1, 2 dhe 3 dhjetor
24 dhjetor dhe datat 4, 5 dhe 6 dhjetor
25 dhjetor dhe datat 7, 8 dhe 9 dhjetor
26 dhjetor dhe datat 10, 11 dhe 12 dhjetor
27 dhjetor dhe datat 13, 14 dhe 15 dhjetor
28 dhjetor dhe datat 16, 17 dhe 18 dhjetor
29 dhjetor dhe datat 19 dhe 20 dhjetor
30 dhjetor dhe datat 21 dhe 22 dhjetor
23 Dhjetor 2008